Myftiu i Shkodrës i ftuar i analistit
Janusz Bugajski, në emisionin: "Bugajski hour"

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ishte mbrëmë i ftuar i analistit Janusz Bugajski, në emisionin e tij: "Bugajski hour", në Albanian Screen Tv.

Myftiu dha mesazhe të shumta që lidhen me vlerat e mëdha të fesë islame, duke vënë theksin te nevoja e njeriut të sotëm për të gjetur rrugën e besimit dhe dritën e tij në jetë. Gjithashtu theksoi se Islami është i ndarë nga thirrjet e dhunës, racizmit, ekstremizmit etj, që shpesh i atribuohen pa të drejtë, sidomos viteve të fundit.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Myftiu i është përgjigjur edhe pyetjeve që lidhen me pronat e pakthyera të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku ka thënë se pa përfunduar procesi i kthimit dhe kompensimit të këtyre pronave, nuk mund të themi se jemi ndarë nga sistemi ateist i para viteve '90.

Imam Muhamed Sytari iu përgjigj edhe pyetjeve që lidhen me bektashizmën dhe historikun e saj në vendin tonë, lëvizjen e dijetarit Fethullah Gylen, vendin e femrës në Islam, tolerancën ndërfetare, vizitën e Papës në Shqipëri etj.

Myftiu konkludoi se ky shekull është shekulli i Islamit dhe se njerëzit, në lindje dhe në perëndim, po kuptojnë përherë e më shumë se Islami është thirrje për paqe, drejtësi, mirëqenie dhe bashkëjetesë, pastërti dhe dije, që respekton të drejtat e njeriut dhe thërret drejt tyre.

 


Myftiu i Shkodrës i ftuar i analistit Janusz Bugajski, në emisionin: "Bugajski hour" 
 
Myftiu i Shkodrës i ftuar i analistit Janusz Bugajski, në emisionin: "Bugajski hour" 
Myftiu i Shkodrës i ftuar i analistit Janusz Bugajski, në emisionin: "Bugajski hour" 
Myftiu i Shkodrës i ftuar i analistit Janusz Bugajski, në emisionin: "Bugajski hour"