Myftiu takon imamë të fshatrave:
“Hytbeja është amanet!”

Imam Muhamed Sytari zhvilloi sot, të hënën, më 3 nëntor 2014, një takim pune me imamë të xhamive të fshatrave të Shkodrës. Në qendër të këtij takimi ishte aktiviteti fetar dhe roli i xhamisë në komunitet.
 
Myftiu kërkoi nga imamët e pranishëm përkujdesje maksimale në përzgjedhjen e tematikës së hytbeve dhe derseve, në dobi të realiteteve dhe vëmendjes së besimtarëve, në secilën xhami. Njëkohësisht theksoi se hytbeja e xhumasë është një amanet, që na është lënë në dorë për ta mirë-administruar në shërbim të interesave të bashkësisë tonë fetare dhe shoqërisë, që pret prej nesh më të mirën nga mësimet e fesë dhe mesazhet e saj.
 
Gjatë këtij takimi, Myftiu foli edhe për nevojën e shfrytëzimit të datave të rëndësishme të kalendarit islam për të përcjellur tek besimtarët mesazhet e ngjarjeve, datave dhe personazheve të shquara islame, sidomos ato kombëtare.
 
Imamë të ndryshëm shprehën disa shqetësime që lidhen me punën e tyre dhe dhanë sugjerime konkrete për të përmirësuar aktivitetin e secilës xhami.
 
Në këtë takim, u komunikua vendimi i marrë për caktimin e orës 12.00, si orar fiks për faljen e namazit të xhumasë, në të gjitha xhamitë e Shkodrës, për sezonin dimëror. Myftiu theksoi se ky vendim vjen pas konsultimit me imamët e qytetit dhe këshillin e Myftinisë, sidomos në dobi të studentëve, punonjësve të administratës dhe biznesmenëve të ndryshëm, që e kanë më të lehtë të shkëputen nga aktiviteti i tyre në këtë orar, për të prezantuar xhumanë.

 


Myftiu takon imamë të fshatrave: “Hytbeja është amanet!”
Myftiu takon imamë të fshatrave: “Hytbeja është amanet!”
Myftiu takon imamë të fshatrave: “Hytbeja është amanet!”
Myftiu takon imamë të fshatrave: “Hytbeja është amanet!”