Faleminderit dhe Haxh Mebrur!
Shkodër, 19 tetor 2014
Imam
Muhamed Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
Nëpërmjet këtyre
rreshtave, e ndjej si detyrim moral të
bëj një falënderim publik, shoqëruar me
një urim të përzemërt, pas kthimit nga
“udhëtimi i jetës”, haxhi i sivjetshëm
në vendet e shenjta në Arabinë Saudite,
në periudhën 24 shtator – 13 tetor 2014.
Fillimisht, dua të shpreh falënderimet
dhe mirënjohjen më të madhe për Kryesinë
e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe
Drejtorinë e Haxhit, për organizimin e
këtij udhëtimi të paharruar në Meke e
Medine, për përpjekjet e lavdëruara në
lehtësimin e ritualeve të Haxhit të
sivjetshëm për grupin e madh të
haxhilerëve shqiptarë. Harmonia dhe
vëllazëria e dëshmuar gjatë këtyre
ditëve, ishin treguesi më i mirë i
suksesit dhe mbarësisë, me të cilat Zoti
i gjithësisë na mbuloi gjatë këtij
udhëtimi dhe ritualeve të shumta, me të
cilat u begatuan ditët tona.
Pastaj, grupin e murshidëve të
përkushtuar në hak të grupeve përkatëse
dhe përtej tyre, për bashkëpunimin
korrekt dhe serioz dhe thjeshtësinë e
komunikimit të dëshmuar nga të gjithë.
Stafin organizativ dhe ekipin mjeksor
për gatishmërinë në çdo moment.
Në veçanti, dua të falënderoj vëllezërit
e dashur: Ahmed Kalaja (imam i xhamisë
Dine Hoxha, Tiranë), Besnik Leçini
(myfti i Kavajës) dhe Edmir Smajlaj
(myfti i Malësisë së Madhe), shokët e mi
të dhomës dhe personat me të cilët ndamë
kryesisht barrën e lëvizjes me grupet e
haxhilerëve, duke përjetuar një
eksperiencë të mrekullueshme dhe të
paharruar.
Një mirënjohje e madhe për studentët
tanë në Medine, shembull i përkushtimit
dhe i shërbimit të çiltër. All-llahu i
ruajtë e i dhashtë mbarësi! Gjatë ditëve
dhe netëve në Mekë dhe Medine, ata ishin
për ne, jo thjeshtë ndihmëtar të
gatshëm, por vëllezër të sinqertë, me të
cilët u bëmë një, duke ndarë së bashku
lodhjen, vështirësitë, nevojat e
ndryshme të haxhilerëve etj.
Në veçanti dua të shpreh një falënderim
të madh për grupin e haxhilerëve të
Shkodrës, një model qytetarie dhe
përkushtimi në adhurim e lutje, të cilët
u dëshmuan për seriozitetin,
korrektësinë, angazhimin maksimal për
t’u dëshmuar kërkues të pëlqimeve të
All-llahut, në adhurimet e ndryshme
gjatë ditëve të haxhit dhe përtej tyre!
Të gjithë haxhilerët e Shqipërisë,
sidomos nanat e moshuara, baballarët
sakrifikues me pasurinë dhe shëndetin e
tyre, të rinjtë e devotshëm me kokë në
sexhde dhe me shpirt tek tavafi përreth
Qabes Hijebukur, të cilët ishin pa
dyshim një model për t’u pasuar edhe nga
haxhilerët e vendeve të tjera!
Stafin e Myftinisë Shkodër për shërbimet
e lavdërueshme ndaj haxhilerëve, në
përcjelljen dhe në pritjen e tyre në
aeroportin e Rinasit, si një traditë e
përvitshme shërbimi ndaj “miqve të
Mëshiruesit”!
Prindët e mi, familjen, vëllanë dhe
miqtë e shumtë, që ndoqën me shumë
emocion e dashamirësi këtë UDHËTIM JETE!
All-llahu ju dashtë e ju pastë në
mbrojtje!
Haxh Mebrur, të dashur e të shtrenjtë
miqtë e mi në këtë udhëtim të
mrekullueshëm!