Pritja me rastin e Kurban Bajramit 1435/2014
Shkodër, 04 tetor 2014
Ditën e shtunë, më 04
tetor 2014, me rastin e Kurban Bajramit,
Myftinia Shkodër ka organizuar pritje
tradicionale për besimtarët dhe
personalitetet e ndryshme të qytetit.
Në pritje të personaliteteve të ndryshme
fetare dhe civile, si dhe të besimtarëve
dhe qytetarëve ishin të pranishëm imamë
dhe anëtarë të këshillit të Myftinisë
Shkodër.
Duke ditur se Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, këtë vit ndodhet në
vendet e shenjta, udhëheqës i
haxhilerëve të shkodranë, për të kryer
obligimin e Haxhit, këtë pritje e
udhëhiqte teologu Arben Halluni.
Me rastin e kësaj feste të bekuar, kanë
ardhur për vizita përfaqësues të
Arqipeshkvisë Shkodër, personalitetet më
të larta të kishës Ortodokse Shkodër,
përfaqësuesit më të lartë të Bashkisë,
Kryetari i Qarkut, Prefekti, deputetë,
drejtues të partive politike në Shkodër,
përfaqësues të shoqatave të ndryshme,
intelektualë, studiues dhe besimtarë të
shumtë.