Rrugë të mbarë, haxhilerë të Shkodrës!
24 shtator 2014
Në orët e para të
mëngjesit së ditës së mërkurë, më 24
shtator 2014, në sheshin e xhamisë së
Parrucës u bë përcjellja e haxhilerëve
të Zonës Shkodër për në Qaben e
Madhnueshme, të cilët u nisën sot për
t'iu përgjigjur thirrjes së Zotit
(xh.sh) në kryerjen e obligimit të
Haxhit.
Në përcjelljen e tyre, kishin dalë
imamë, besimtarë dhe familjarë e të
afërm të haxhilerëve, të cilët e ngrohën
atmosferën e freskët të mëngjesit me
urime dhe lot gëzimi.
Këtë vit, 29 besimtarë muslimanë
shkodranë, do të jenë pjesë e adhurimit
të Haxhit, ku miliona muslimanë nga
mbarë bota mblidhen në Shtëpinë e
All-llahut, në Qaben e Madhnueshme, për
të kryer lutjet dhe adhurimet e
caktuara.
Pjesë e grupit të haxhilerëve të
sivjetshëm dhe njëkohësisht murshidë të
tyre, janë Myftiu i Zonës së Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari dhe Myftiu i
Malësisë së Madhe, h. Edmir Smajlaj.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër uron të
gjithë haxhilerët e këtij viti: Udhëtim
të lehtë, Haxh të pranuar dhe adhurim të
mbushur me mirësi dhe mëshirë hyjnore!