Imamët, së bashku
në rrugën e harmonisë islame

Ditën e enjte, më 18 shtator 2014, Imam Muhamed Sytari ka ftuar në një mbledhje të posaçme, imamët e Myftinisë Shkodër.
 
Gjatë këtij takimi, Myftiu i Shkodrës ka folur mbi rëndësinë që ka gjallërimi i jetës fetare në xhamitë e Shkodrës, pas përfundimit të Muajit Ramazan dhe në prag të Kurban Bajramit.
 
Është vënë theksi te shtimi i derseve dhe takimeve me besimtarët, si dhe respektimi i orareve të faljes, si një mundësi më shumë për të dëshmuar së bashku me besimtarët, mirësitë dhe dobitë e adhurimit.
 
Në fjalën e tij, Myftiu është ndalur edhe te një pikë e rëndësishme, që është forcimi i marrëdhënieve në mesin e besimtarëve frekuentues dhe nxitja e harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e tyre. Në këtë kontekst, Myftiu ka kërkuar që imamët të jenë të vëmendshëm për të mbrojtur harmoninë islame nga çdo tendencë dhe prekje, që nuk përkon me Islamin dhe shpirtin e vëllazërisë islame.
 
Në takim është folur edhe për koordinimin e duhur në rrugën e rikonstruktimit të xhamive që kanë nevojë për ndërhyrje, ku janë komunikuar edhe udhëzimet e duhura në këtë drejtim. Myftiu ka ftuar imamët të lobojnë për xhamitë e tyre dhe të mos pranojnë asnjë kontribut që vjen jashtë koordinimit paraprak me zyrën e administratorit të Myftinisë Shkodër.
 
Takimi është përshëndetur edhe nga Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, që ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë pjesëmarrje në mbledhjen e radhës të imamëve të Shkodrës. Myftiu i nderuar ka dhënë disa këshilla të dobishme për ruajtjen e këtij bashkëpunimi në mesin e imamëve dhe forcimin e harmonisë në mesin e besimtarëve.

 


Imamët, së bashku në rrugën e harmonisë islame
Imamët, së bashku në rrugën e harmonisë islame
Imamët, së bashku në rrugën e harmonisë islame
Imamët, së bashku në rrugën e harmonisë islame
Imamët, së bashku në rrugën e harmonisë islame
Imamët, së bashku në rrugën e harmonisë islame