Myftiu priti Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë

Ditën e xhuma, më 22 gusht 2014, pas përfundimit të ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së re ne fshatin Barbullush, pjesë e protokollit të binjakëzimit në mes Myftinisë Shkodër dhe Myftinisë Iskenderun, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në një takim të përzemërt dhe vëllazëror, Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Hasan Kamil Jillmaz, që shoqërohej edhe nga Myftiu i Zonës së Hatait, z. Hamdi Kavillioğlu, Myftiu i Iskenderunit, z. Mehmet Taştan, Myftiu i Kajseriut, z. Ali Maraşlıgil dhe Atasheu Shaban Ishlek.
 
Gjatë takimit, Myftiu falënderoi përfaqësuesit e lartë të Dijanetit të Turqisë për ndihmën e tyre dhe kontributet e shumta në shërbim të rritjes së bashkëpunimit në mesin e dy popujve vëllezër dhe lartësimit të Thirrjes islame në Shqipëri dhe Shkodër.
 
Myftiu vlerësoi maksimalisht kontributin e Myftinisë së Iskenderunit në drejtim të sponsorizimit të xhamisë së re në Barbullush dhe theksoi se përkrahja e Dijanetit të Turqisë është me shumë rëndësi për vendin tonë, në shumë drejtime.
 
Ai i përcolli nën/Kryetarit, prof. dr. Hasan Kamil Jillmaz, selamet dhe përshëndetjet më të përzemërta për Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Hirësinë e Tij, prof. dr. Mehmet Gormez, i cili ishte për vizitë në Myftininë e Shkodrës, në maj të vitit të kaluar.
 
Nga ana e tij, Nën/Kryetari i Dijanetit, përforcoi edhe një herë frymën e vëllazërisë dhe bashkëpunimit që ekziston dhe dëshirën e mirë që ky bashkëpunim të rritet në të ardhmen, në dobi të vlerave të vëllazërisë islame dhe lidhjeve të vjetra historike në mesin e dy popujve.
 
Më pas, bisedat u përqendruan në tema të ndryshme teologjike dhe fetare, që lidhen edhe me realitetet e sotme të botës islame dhe dy vendet tona.
 
Me rastin e kësaj vizite, dy bashkëbiseduesit këmbyen edhe dhuratat përkatëse, si shenjë kujtimi i këtij takimi vlerash.

 


Myftiu priti Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë
Myftiu priti Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë
Myftiu priti Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë
Myftiu priti Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë
Myftiu priti Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë
Myftiu priti Nën/Kryetarin e Dijanetit të Turqisë