Myftiu priti Kryetarin e FRM, Zvicër

Pasdrekën e së mërkurës, më 6 gusht 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka pritur në një takim vëllazëror, H. Sherif Roçi, Kryetar i Forumit të Rinjve Muslimanë në St. Gallen të Zvicrës.
 
Pas i ka uruar Kryetarin e FRM, për vizitën në Shkodër, Myftiu i Shkodrës është interesuar për aktivitetin dhe gjallërinë fetare që Forumi i të Rinjve Muslimanë në St. Gallen të Zvicrës mundëson nëpërmjet tribunave fetare, botimeve me vlerë të librave të dijetarëve të shquar të medhhebit hanefi, tubimeve të dobishme në xhamitë e ndryshme atje etj.
 
Myftiu e ka falënderuar vizitorin e tij për mikpritjen e treguar gjatë vizitës që Imam Muhamed Sytari zhvilloi në Zvicër, në kuadër të 10 vjetorit të FRM, por edhe në raste të tjera, ku nëpërmjet takimeve dhe tubimeve fetare, u dëshmua një frymë harmonie dhe vëllazërimi islam për t’u ndjekur e pasur shembull.
 
Nga ana e tij, H. Sherif Roçi, shprehu kënaqësinë dhe gëzimin e tij për këtë vizitë në qytetin e Hoxhës së shquar dhe dijetarit të madh, H. Vehbi S. Gavoçi, duke uruar njëkohësisht suksese dhe mbarësi për Myftininë e Shkodrës dhe aktivitetin fetar e bamirës të saj.
 
Në shenjë nderimi dhe kujtimi të kësaj vizite, Myftiu i dhuroi Kryetarit të FRM, botimin më të ri të H. Vehbi S. Gavoçit, mbi jetën dhe veprën e Hz. Muhammedit (a.s), si dhe botimet e ndryshme të Myftinisë Shkodër në dy vitet e fundit.
 
Për nder të Kryetarit të FRM Zvicër, Myftiu i Shkodrës shtroi një drekë vëllazërore.

 

Myftiu priti Kryetarin e FRM, Zvicër
Myftiu priti Kryetarin e FRM, Zvicër
Myftiu priti Kryetarin e FRM, Zvicër
Myftiu priti Kryetarin e FRM, Zvicër