Myftiu priti Atasheun turk, z. Shaban Ishlek
04 gusht 2014
Ditën e hënë, më 4
tetor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, priti në një takim të
përzemërt Këshilltarin për Çështjet
Fetare në Ambasadën e Turqisë, z.
Shaban Ishlek.
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi
me rastin e inaugurimit të xhamisë së re
në fshatin Barbullush, që tashmë ka
përfunduar dhe pritet të inaugurohet
zyrtarisht.
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu ka
falënderuar përfaqësuesin e Dijanetit të
Turqisë, për mbështetjen e madhe në
drejtim të ndërtimit të kësaj xhamie të
re në Shkodër, si dhe për bashkëpunimet
e ndryshme të përbashkëta, në shërbim të
vlerave të Thirrjes Islame.
Xhamia e fshatit Barbullush, u bë e
mundur të ndërtohet, mbi bazën e
marrëveshjes së binjakëzimit në mes të
Myftinisë Shkodër me Myftininë e
Iskenderunit në Turqi. Falë Zotit,
xhamia e re ka një sipërfaqe të madhe
dhe ka ambientet e duhura për kryerjen e
ritualeve fetare, kurseve të ndryshme
për fëmijët etj.
Pas vizitës në zyrën e Myftiut, është
bërë edhe një inspektim në terren, ku
është parë gjendja e sotme e xhamisë,
tashmë të përfunduar, por që pret edhe
disa sistemime të duhura në territorin e
jashtëm, në mënyrë që në ditën e
inaugurimit të jetë e gatshme për të
mirëpritur vizitorët dhe besimtarët e
shumtë, që presin prej dekadash ta kenë
një xhami të tillë bashkëkohore.
Me mbarësinë e All-llahut, xhamia e re e
fshatit Barbullush, do të inaugurohet
ditën e xhuma, më 22 gusht 2014, ora:
11.00.