Xhamia e Parrucës zbukurohet
me tapetin e ri në prag të Ramazanit 1435

Ditën e mërkurë, më 18 qershor 2014, pas namazit të iqindisë, nisi puna për ndërrimin e tapetit të xhamisë së Parrucës, pas nevojës së madhe që kishte kjo xhami për një tapet të ri.
 
Falë Zotit, ky tapet erdhi si dhuratë për xhaminë e Parrucës nga familja e të nderuarit, Haxhi Besnik Elbasani, të cilët patën mirësinë t’i përgjigjen kësaj nevojë të xhamisë dhe besimtarëve të saj.
 
Me këtë rast, Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen dhe vlerësimet e saj më të mira për këtë familje dhe bamirësinë e tyre, në shërbim të komunitetit të besimtarëve frekuentues të kësaj xhamie, vizitorëve të saj të shumtë dhe vetë xhamisë së Parrucës.
 
Pas shtrimit të xhamisë, pritet të përfundojë edhe faza e lyerjes së plotë të minareve dhe krejt objektit të xhamisë Parrucë dhe më pas, me mbarësinë e All-llahut, ditën e xhuma, më 27 qershor 2014, do të bëhet edhe inaugurimi i këtyre punimeve dhe tapetit të ri në xhaminë e Parrucës, në prag të Ramazanit të sivjetshëm, që nis me 28 qershor 2014.

Xhamia e Parrucës zbukurohet me tapetin e ri në prag të Ramazanit 1435