Myftiu priti Kryetarin e Bashkisë së Uskudarit,
Stamboll
14 qershor 2014
Paraditën e së
shtunës, më 14 qershor 2014, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në
një takim të përzemërt Kryetarin e
Bashkisë së Uskudarit, në Stamboll, z.
Hilmi Türkmen, me delegacionin
shoqërues.
Fillimisht, Myftiu i ka uruar
mirëseardhjen në Shkodër miqve nga
Turqia. “Është kënaqësi e dyfishtë për
mua dhe Myftininë Shkodër vizita e juaj
në qytetin tonë. Fillimisht, për faktin
se ne gëzohemi pa masë, kur vendin tonë
e vizitojnë vëllezër të mirë e të
sinqertë, të cilët i duan të mirën
vendit tonë, si rasti i Turqisë. Së
dyti, se Uskudari është Shkodra e
Stambollit!” – ka thënë Myftiu.
Më pas, bisedat janë përqendruar tek
informacionet mbi aktivitetin e
Myftinisë Shkodër, sidomos në prag të
Muajit të Begatë të Ramazanit dhe
përgatitjet për pritjen sa më mirë të
mirësive të tij.
Myftiu i ka prezantuar vizitorët edhe me
një historik të shkurtër të persekutimit
komunist ndaj Islamit dhe muslimanëve në
Shqipëri. “Akoma sot, fëmijëve tanë u
mësohet se osmanët ishin pushtues dhe
ata që na ndërruan fenë me dhunë. Akoma
sot, politikat islamofobike punojnë pa
ndërprerje kundër vlerave dhe traditave
tona kombëtare islame”- ka theksuar
Myftiu.
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu ka
theksuar se ka ardhur koha që në Shkodër
të ketë një konsullatë turke, që do ta
plotësonte më së miri mozaikun e
shteteve mike, që kanë konsullata në
Shkodër.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së
Uskudarit, z. Hilmi Türkmen, ka shprehur
vlerësimet e tij për këtë vizitë në
Shkodër, duke shprehur njëkohësisht edhe
kënaqësinë e tij të përjetuar në qytetin
tonë, gjatë dy ditëve të qëndrimit të
tij në të.
Me rastin e kësaj vizite, janë këmbyer
edhe dhuratat përkatëse, ndërkohë z.
Türkmen e ka ftuar Myftiun e Shkodrës
për një vizitë në Uskudar të Stambollit,
në muajin Ramazan.