Imam Muhamed Sytari
zhvilloi një vizitë zyrtare në Stamboll

Në datat 5-8 qershor 2014, me ftesë të Vakfit Islamik Shqiptaro-Turk, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi një vizitë të pasur në Stamboll, ku vizitoi disa prej qendrave të edukimit dhe arsimit fetar, që administron ky fondacion islam.
 
Gjatë kësaj vizite, Myftiu u takua me drejtues të lartë të "Vakfit" në fjalë, ku shprehu vlerësimet e tij për organizimin e xhemateve dhe vakfeve të shumta bamirëse islame në Turqi, si një garanci për një të ardhme më të mirë të Thirrjes Islame në botë.
 
Myftiu zhvilloi edhe disa ligjërata fetare për studentët e shumtë të shkollave dhe konvikteve që ky "Vakf" administron në Stamboll, si në shumë shtete të botës, sikurse edhe Shkodër e Shqipëri.
 
Gjatë kësaj vizite, Imam Muhamed Sytari mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të 22 hafizëve të rinj të Kur'anit Famëlartë, ku mbajti edhe një fjalë uruese dhe këshilluese për hafizët e rinj të Fjalës së Zotit. Me këtë rast, Myftiu u takua edhe me "Shejkhul-kurranë", Hoxhën e nderuar, H. Musa Emrikci, prej nxënësve të vjetër të dijetarit të shquar turk, H. Sulejman Hilmi Tunahan.
 
Një ndalesë e vyer e vizitës së Myftiut, ishte edhe Shtëpinë Botuese "Fazilet" dhe Arkivi i Librave të vjetër të saj. Drejtori i saj, z. Ismail Kaya, pasi uroi Myftiun për vizitën, e njohu atë me aktivitetin e shtëpisë botuese dhe përkthimet në shumë gjuhë të botës. Me vlerë ishte bashkëbisedimi mbi trashëgiminë e hoxhallarëve të vjetër të Shkodrës, ku Myftiu e informoi mikpritësin për bibliotekën e Myftinisë Shkodër dhe librat e vjetër të saj.
 
Myftiu zhvilloi një takim edhe me studentë shqiptarë, që studiojnë pranë këtij "Vakfi", para të cilëve mbajti edhe një bisedë këshilluese mbi vlerën e dijes dhe përfitimit nga koha për t’u thelluar në detrat e saj. Myftiu këshilloi studentët të mos merren me debate shterpë dhe humbje kohe rreth divergjencave dhe tendencave që kanë për qëllim të largojnë vëmendjen e të rinjve muslimanë nga edukata dhe disiplina në marrëdhënie me Zotin, veten dhe tjetrin. Në këtë udhëtim, Myftiu shoqërohej nga teologu Lavdrim Hamja.

Imam Muhamed Sytari zhvilloi një vizitë zyrtare në Stamboll