Kjo është Nata e Namazit...
25 maj 2014 - Shkodër
Kjo është Nata e 
										Namazit... Mrekullia që i jep vlera 
										njeriut, si krijesa më e përsosur, që 
										Zoti krijoi, si për t'i thënë: "Drejt 
										Meje, s'ka nevojë të trokasësh në asnjë 
										derë tjetër... Eja, mos ngurro, Dera Ime 
										është përherë e hapur për ty…"
										 
										Kjo është Nata e Namazit, ku fisnikëria 
										e njeriut mbetet prekje Miraxhi dhe ku 
										namazi, flak tutje zemrës së mborjtur 
										nga Teuhidi, të gjitha simbolet e 
										shirkut dhe personazhet e tij në jetën 
										tonë...
										 
										Kjo është Nata e Namazit, ku pastërtia e 
										gjymtyrëve, që pikojnë ujë abdesti, 
										rrezaton Dritën e Pastërtisë, me të 
										cilën besimtarët do të hyjnë në 
										xhennetet e premtuara, nën flamurin e 
										Dashnisë së Pastër...
										 
										Kjo është Nata e Namazit, në të cilën 
										mblidhen kujtimet e krejt pejgamberëve 
										të dashur, që me përulje e respekt, 
										teksa shqiptuan emrin "Muhammed", u bënë 
										Dritë Miraxhi, në një Natë të Bekuar, sa 
										një jetë me bekime netësh me prekje 
										miraxhesh...
										 
										Kjo është Nata e Namazit, që me Dritë 
										afrimi zbukuron fytyrat e kërkuesve të 
										Dashnisë Tande, teksa në ruku thërrasin: 
										Ja Vedúd, o Zot i gjithësisë...
										 
										Kjo është Nata e Namazit, që tokën 
										gjallëron me lotët e të penduarve, kur 
										në sexhdet e kthimit, emrin Tënd 
										thërrasin: Ja Gafurr, o Pranues i Faljes 
										dhe o Falës i gabimeve dhe gjynaheve 
										pafund...
										 
										Kjo është Nata e Namazit, sekretet e së 
										cilës, mbushin ditë pas dite jetën tonë, 
										me Bukurinë e adhurimit të Atij që është 
										Një, All-llahu Ehad...
										 
										Kjo është Nata e Namazit, ku gjithësia, 
										me gjuhën e përuljes në dashni, thërret 
										në prehje: "Ijjake na'budu ve ijjake 
										nesteín...", teksa rrugëton qetësisht në 
										hapat e Resulull-llahut (a.s), drejt 
										Sidretul-Muntehasë…
										 
										Kjo është Nata e Namazit...
										Shkroi: Muhamed B. Sytari 
										(25 maj 2014, në qetësinë e 
										Natës,
										që me sytë nga qielli, përjeton prekjet 
										e Mrekullisë)
												
												![]()  | 
											


