Myftiu priti Ambasadorin e Kuvajtit,
Najeeb Al-Bader

Të xhumanë, më 16 maj 2014, Myftiu i Shkodrës, priti në një takim të përzemërt Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit, në Tiranë, z. Najebb Al-Bader, që shoqërohej edhe nga Ambasadori i Libisë, z. Isam Ferexh Ibn Xhelil.
 
Gjatë takimit, është diskutuar për frymën e bashkëpunimit dhe kontributet e shumta që populli kuvajtian ka dhënë për Shqipërinë, sidomos në dy dekadat e fundit. Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, ka falënderuar edhe angazhimin e z. Al-Bader për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe rritjen e investimeve dhe donacioneve kuvajtiane në Shqipëri.
 
Bisedat në mes të Myftiu dhe ambasadorëve të nderuar, janë shtrirë edhe në trashëgiminë islame dhe gjurmët e dijetarëve islamë të Shkodrës ndër vite, si një garanci për gjallërimin e mëtejshëm të Thirrjes Islame në Shkodër, nëpërmjet përkujtimit dhe ringjalljes së gjurmëve të tyre.
 
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e bashkëpunimeve të dobishme, në shërbim të dijes, kulturës dhe besimit, në rrugën e forcimit të urave të bashkëpunimit dhe vëllazërisë në mesin e popujve tanë.
 
Me rastin e kësaj vizite në Shkodër, Ambasadori i Kuvajtit do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e përfundimit të rehabilitimit të plotë të objektit të “Shtëpisë së Fëmijëve” , Shkodër dhe pajisjes së tij me orendi të reja, projekt i realizuar në koordinim me Myftininë Shkodër.

Myftiu priti Ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Al-Bader