Fushatë sensibilizimi për xhamitë në nevojë

Paraditën e së enjtes, më 17 prill 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka zhviluar një takim me imamët e qytetit dhe të disa zonave, në një takim mbi nevojën e sensibilizmit të masës muslimane me nevojën e madhe që kanë shumë xhami të Shkodrës për rikonstruksion, lyerje dhe pajisje me minaret.
 
Fillimisht, Myftiu ka prezantuar listën e xhamive që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, si: Xhamia e Parrucës (lyerje dhe tapet të ri), xhamia “Ebu Bekër” (tapet të ri), xhamia e Tophanës (lyerje dhe meremetime), xhamia e Kirasit (meremetim dhe lyerje e jashtme), xhamia Xhaferajve (minare), xhamia e Bardhejve (minare), xhamia e Omarajve (minare), xhamia e Shtufit (minare), xhamia e Milanit (minare), xhamia e Anës së Malit (klasë për fëmijët e xhamisë) etj.
 
Me këtë rast, Myftiu ka shpallur fushatën dyjavore të mbledhjes së fondeve, në kuadër të kësaj ndërhyrje në ndihmë të xhamive të qytetit dhe fshatit.
 
Njëkohësisht në këtë takim është prezantuar edhe projekti i mbrëmjeve fetare në xhami të qytetit dhe të fshatit, sipas këtij programi:
 
21 prill 2014: Xhamia Perash, ligjërues: teologu Gilman Kazazi dhe teologu Lavdrim Hamja.
 
22 prill 2014: Xhamia e Medresesë, ligjërues Imam Muhamed Sytari dhe teologu Arben Halluni.
 
23 prill 2014: Xhamia e Bardhejve, ligjërues teologu Adem Pizga dhe teologu Ervil Kuçi.
 
28 prill 2014: Xhamia Rus, ligjërues teologu Idmir Plaku dhe teologu Durim Kasemi.
 
29 prill 2014: Xhamia Tophanë, ligjërues Imam Muhamed Sytari dhe teologu Ruzhdi Plangaj.
 
30 prill 2014: Xhamia Golem, ligjërues teologu Lavdrim Hamja dhe teologu Naim Drijaj.
 Këto mbrëmje fetare do të organizohen pas namazit të akshamit.

 

Fushatë sensibilizimi për xhamitë në nevojë
Fushatë sensibilizimi për xhamitë në nevojë
Fushatë sensibilizimi për xhamitë në nevojë