Myftiu priti Këshilltarin për Çështje Fetare
të Ambasadës së Turqisë
16 prill 2014 - Shkodër
Paraditën e së
mërkurës, më 16 prill 2014, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në
një takim të përzemërt Këshilltarin për
Çështjet Fetare në Ambasadën e Turqisë
në Tiranë, z. Shaban Ishlek.
Objekt i këtij takimi ka qenë edhe
bashkëpunimi i Dijanetit të Turqisë me
Komunitetin Mysliman të Shqipërisë,
Myftininë Shkodër.
Në këtë kuadër, është rënë dakord që në
Shkodër, më 27 prill 2014, do të
zhvillohet një simpozium me temë: “Hz.
Muhammedi (a.s) dhe sinqeriteti në
Islam”. Referues në këtë simpozium do të
jetë edhe Myftiu i Ankarasë, si dhe
imami i një prej xhamive kryesore të
kryeqytetit të Turqisë.
Gjatë këtij takimi, është folur edhe për
prag-përfundimin e xhamisë së fshatit
Barbullush, si sponsorizim i Myftinisë
së Iskenderunit (Turqi), ku z. Ishlek ka
një kontribut të vyer dhe shumë me vlerë
në arritjen e marrëveshjes për
financimin e kësaj xhamie të re dhe mëse
të domosdoshme për Myftininë Shkodër.
Myftiu i Shkodrës e ka falënderuar z.
Shaban Ishlek për kontributet e
deritanishme dhe bashkëpunimin e
frytshëm me Myftininë Shkodër, duke e
konsideruar si një mik të mirë dhe vëlla
të sinqertë.