“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”

Të mërkurën, më 9 prill 2014, pas namazit të akshamit, në xhaminë Fatih të Durrësit, u organizua një tjetër mbrëmje fetare, pjesë e ciklit: “Frytet e besimit”, që organizon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në xhami të ndryshme, në mbarë vendin.
 
Në këtë mbrëmje, që i ishte përkushtuar dashurisë për All-llahun dhe për të dërguarin e Tij, ligjëroi nënkryetari i KMSh, z. Klodi Shehu, si dhe Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari.
 
Në ligjëratën e tij, “Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”, Myftiu i Shkodrës tërhoqi vëmendjen e të pranishëmve drejt ëmbëlsisë që mbush qënien e besimtarit, teksa përpiqet të ndjek gjurmët e dashnisë së Hz. Muhammedit (a.s), si shtysë për të rregulluar jetën.
 
Përtej argumenteve të ndryshme dhe ndodhive konkrete, Myftiu shtroi edhe disa pyetje, si: “Sa të aftë jemi për të fituar kohën e shtrenjtë në rrugën e përmirësimit të cilësisë së jetës sonë, ne vetvete dhe në rrethe të afërta? Sa sukses kemi në frenimin e zemërimit, kur shpesh irritohemi nga ngjarje të çuditshme dhe fenomene paradoksale, që prekin fenë tonë, dinjitetin tonë njerëzor, formimin tonë qytetar e kombëtar!? Pra, sa të aftë jemi ne si muslimanë, sot, për t’u dëshmuar thirrës islamë nëpërmjet veprave dhe sjelljes, pa pasur nevojë për përdorimin e gjuhës?”.
 
Nëpërmjet këtyre pyetjeve, ligjëruesi ka kërkuar nga të pranishmit, që koncepti i dashurisë për të dërguarin (a.s), të shërbejë si mënyrë përmirësimi i cilësisë së jetës së muslimanëve, në rrugën e udhëzimit pas traditave profetike dhe personalitetit të Hz. Muhammedit (a.s).
 
Aktiviteti ka vijuar me këndimin e ilahive dhe salavateve me xhemat, si dhe faljen e namazit të jacisë, në një atmosferë të këndshme besimi dhe vëllazërie islame.

 

“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”
“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”
“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”
“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”
“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”
“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”
“Rreth dashurisë për të Dërguarin (a.s)…”