Myftiu takon Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër

Paraditën e së enjtes, më 3 prill 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, në zyrën e këtij të fundit.
 
Fillimisht, Myftiu ka gjetur rastin ta urojë zyrtarisht Kryetarin e Qarkut për detyrën e re, duke i uruar mbarësi dhe suksese, në këtë vizitë të parë zyrtare.
 
Më pas, bisedat janë përqendruar rreth disa çështjeve që lidhen me pronat e Myftinisë Shkodër në komuna të ndryshme të Qarkut Shkodër, ku Myftiu ka kërkuar mbështetjen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër në lidhje me përshpejtimin e disa ndërhyrjeve legjitime për lirimin e disa vakëfeve të vjetra, ku Myftinia ka projektuar të ndërtojë xhami të reja, si në fshatin Drisht dhe në kala të Drishtit.
 
Nga ana e tij, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, është angazhuar të bëjë atë që është në dorën e tij për të lehtësuar punën që Myftinia Shkodër ka ndërmarrë prej vitesh në rrugën e gjallërimit të infrastrukturës së besimit dhe kulturës islame në vend.
 
Me rastin e kësaj vizite, dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer edhe dhuratat e tyre simbolike, që lidhen me kulturën islame dhe atë qytetare e kombëtare. 