Myftinia Shkodër uron Kryetarin e ri të KMSh,
z. Skënder Bruçaj

Ditën e enjte, më 13 mars 2014, një grup imamësh të Myftinisë Shkodër, nën drejtimin e Myftiut, Imam Muhamed Sytari dhe Myftiut të Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, kanë vizituar në zyrën e tij, Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të KMSh.
 
Me këtë rast, vizitorët e kanë uruar kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman, me urimet dhe lutjet më të mira për mbarësi dhe sukses në bartjen e amanetit të Thirrjes Islame dhe përballjen me sukses me sfidat e reja, me të cilat ballafaqohet ditë pas dite komuniteti më i madh fetar në Shqipëri.
 
Edhe Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, është shprehur i gëzuar me rastin e kësaj vizite, që e ka cilësuar si një takim vëllazëror të sinqertë dhe dashamirë, në një tryezë të madhe familjare, ku secili ka rolin e tij dhe të gjithë punojnë për të mirën e familjes së përbashkët. Ai ka theksuar se të gjithë së bashku, duhet të bashkëpunojmë në drejtim të rritjes së imazhit dhe rolit që ka institucioni i jonë në shoqëri.
 
Kryetari i KMSh, ka shprehur njëkohësisht gatishmërinë e tij për të ecur në hapat e pararendësve të tij, për ta çuar përpara amanetin e të shkuarve, në shërbim të Thirrjes Islame dhe vlerave të saj shekullore.
 
Me rastin e kësaj vizite, delegacioni i Myftinisë Shkodër është takuar edhe me Kryetarin e Nderit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, të cilit i kanë uruar shëndet dhe mbarësi.

 

Myftinia Shkodër uron Kryetarin e ri të KMSh, z. Skënder Bruçaj 
Myftinia Shkodër uron Kryetarin e ri të KMSh, z. Skënder Bruçaj 
Myftinia Shkodër uron Kryetarin e ri të KMSh, z. Skënder Bruçaj 
Myftinia Shkodër uron Kryetarin e ri të KMSh, z. Skënder Bruçaj 
Myftinia Shkodër uron Kryetarin e ri të KMSh, z. Skënder Bruçaj