Bashkëbisedim me imamë
të zonave të Shkodrës

Ditën e mërkure, më 12 mars 2014, pas namazit të mesditës, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim me një grup nga imamët e zonave të ndryshme të Myftinisë Shkodër.
 
Me këtë rast, Myftiu ka falënderuar fillimisht imamët e pranishëm për shërbimet e tyre të sinqerta në rrugën e rritjes së cilësisë së prezantimit të mësimeve të fesë për besimtarët dhe jo vetëm. Njëkohësisht, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që mësimet e mesatarizmit dhe harmonisë islame në mesin e besimtarëve të jenë një qëllim i shtrenjtë në ligjërimet fetare dhe predikimet javore.
 
Myftiu ka kërkuar nga imamët e nderuar, që të jenë të vëmendshëm kundrejt realiteteve me të cilat përballet Thirrja Islame në Shkodër e Shqipëri, duke vënë theksin te nevoja e madhe e afrimit të individit dhe shoqërisë me fenë dhe mësimet e saj, si mënyra më e mirë për kapërcimin e lëngatave të ndryshme shoqërore në vendin tonë.
 
Më pas, Myftiu dhe imamët kanë zhvilluar një bashkëbisedim të këndshëm e vëllazëror rreth zhvillimeve të Myftinisë dhe xhamive të saj, si dhe rreth projekteve të larmishme në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të aktivitetit fetar, bamirës, arsimor etj.