Myftiu uron Ambasadorin Al-Bader
me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kuvajtit
Mbrëmjen e së martës,
më 25 shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari ka marrë pjesë në
pritjen, që Ambasada e Kuvajtit në
Tiranë ka organizuar me rastin e ditës
së Pavarësisë.
Me këtë rast, Myftiu ka uruar
Ambasadorin e Kuvajtit, z. Najeeb
Al-Bader, me rastin e kësaj dite të
shënuar për popullin kuvajtian, duke
uruar që ditë plot mirëqenie, besim,
siguri e përparim të ketë për Shtetin e
Kuvajtit dhe popullin e tij. Me këtë
rast, Myftiu e ka falënderuar
Ambasadorin Al-Bader për angazhimet e
tij në drejtim të forcimit të
marrëdhënieve vëllazërore në mesin e dy
vendeve dhe kontributin në mbështetje të
projekteve të ndryshme, në kuadër të
bashkëpunimit me Myftininë Shkodër.
Gjatë kësaj mbrëmje festive, Myftiu
është takuar edhe me Kryetarin e
Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Naim
Tërnava, me të cilin ka këmbyer urimet
dhe lutjet më të përzemërta për mbarësi
dhe sukses në punën dhe arritjet e
ndërsjellta. Njëkohësisht, ka këmbyer
edhe urime të sinqerta me ish-Myftiun e
Dibrës së Madhe, z. Ruzhdi Lata, sot
Kryetar i Komunës Dibër, në Republikën e
Maqedonisë.
Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë,
është hapur në vitin 2011 dhe nga ajo
ditë, Myftinia Shkodër ka krijuar një
marrëdhënie të mirë bashkëpunimi për
projekte të ndryshme në dobi të
komunitetit.