Myftiu priti Ambasadorin e Sh.B.A,
z. Alexander A. Arvizu

Ditën e hënë, më 24 shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në një takim zyrtar, Ambasadorin e ShBA në Shqipëri, z. Alexander Arvizu.
 
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e Ambasadorit Arvizu, në Myftininë e Shkodrës, duke e konsideruar këtë si shenjë e respektit dhe vlerësimit që përfaqësuesi më i lartë i ShBA, në Shqipëri, ka për Myftininë Shkodër dhe aktivitetin e saj të larmishëm.
 
Nga ana e tij, ambasadori amerikan, ka vlerësuar angazhimet dhe shërbimet me përkushtim të Myftinisë Shkodër në drejtim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të harmonisë, paqes dhe mirëkuptimit në mesin e njerëzve në Shkodër dhe përtej saj.
 
Në këtë kontekst, Myftiu i Shkodrës e ka vënë në dijeni z. Arvizu, se Shkodra, përtej historisë së saj, ka ruajtur një emërues të përbashkët ndër shekuj; harmoninë dhe tolerancën ndërfetare, që është kthyer në një natyrë të jetuar në mesin e qytetarëve të Shkodrës. Myftiu ka konfirmuar gjithashtu se Myftinia Shkodër, është e angazhuar maksimalisht për t’u dëshmuar si mbrojtëse dhe kultivuese e denjë e mësimeve të harmonisë, të cilat burojnë nga Kur’ani dhe Traditat e Profetit Muhammed (a.s).
 
Myftiu i Shkodrës dhe Ambasadori i ShBA, kanë ndarë mendime dhe ide edhe rreth zhvillimit të jetës fetare në Shkodër, medreseve dhe larmisë së tyre, aktivitetit bamirës etj, për të cilat, Myftiu ka bërë një prezantim të detajuar, duke e informuar z. Arvizu për shërbimet cilësore, me të cilat Myftinia Shkodër përpiqet ta prezantojë Islamin, në gjurmët e të parëve dhe me vështrimin nga e ardhmja.
 
Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer edhe dhuratat simbolike me rastin e këtij takimi të shënuar.

 

Myftiu priti Ambasadorin e Sh.B.A, z. Alexander A. Arvizu
Myftiu priti Ambasadorin e Sh.B.A, z. Alexander A. Arvizu 
Myftiu priti Ambasadorin e Sh.B.A, z. Alexander A. Arvizu 
Myftiu priti Ambasadorin e Sh.B.A, z. Alexander A. Arvizu 
Myftiu priti Ambasadorin e Sh.B.A, z. Alexander A. Arvizu 
Myftiu priti Ambasadorin e Sh.B.A, z. Alexander A. Arvizu