Myftiu priti Ambasadorin e Turqisë,
z. Hidayet Bayraktar
Të xhumanë, më
21 shkurt 2014, Myftiu
i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti
në një takim zyrtar, Ambasadorin
e Turqisë në Shqipëri, z. Hidayet
Bayraktar, që vizitoi për herë të parë
Shkodrën, pas akreditimit të tij në
Shqipëri, disa muaj më parë.
Gjatë takimit,
Myftiu ka vlerësuar historinë e
përbashkët të dy popujve, ku ka
përmendur se për shekuj të tërë,
shqiptarët dhe turqit në Kalifatin
Osman, kanë drejtuar botën, duke dhënë
shembullin më pozitiv në administrim,
dije, culture etj.
Ndërsa
ambasadori turk, pasi ka falënderuar
Myftiun për mikpritjen, ka vlerësuar se
në Shqipëri, ai ndjehet si në shtëpinë e
tij, për shkak të emëruesve të
përbashkët që kanë dy vendet, si në
kulturë, tradita, besim etj.
I shoqëruar
edhe nga koordinatori i TIKA-s për
Shqipërinë, prof. dr. Birol Çetin,
ambasadori turk ka dhënë sihariqin e
shumëpritur për angazhimin e TIKA-s për
mbështetjen e projektit për
rehabilitimin e Xhamisë së Plumbit dhe
zonës përreth vakëfit të saj.
Gjatë këtij
takimi, Myftiu i ka dhuruar ambasadorit
turk një portret të komandantit Hasan
Riza Pasha, duke vlerësuar se ai ishte
dhe mbeti komandanti dhe mbrojtësi i
Shkodrës nga pushtimi malazez, në vitin
1913.
Më pas, bisedat
kanë vazhduar rreth bashkëpunimit të
Myftinisë Shkodër me TIKA-n, në lidhje
me projekte të ndryshme që ka Myftinia
Shkodër në rrugëtimet e saj.