Myftiu pret Drejtorin e Shoqatës “Burimi”
Ditën e enjte, më 20
shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, priti një një takim të
përzemërt pune, Drejtorin e Shoqatës “Burimi”,
z. Sokol Mandi.
Gjatë këtij takimi, Myftiu ka
falënderuar kontributet e Shoqatës “Burimi”,
në kuadër të gjallërimit të jetës fetare
në Shkodër, nëpërmjet aktiviteteve të
ndryshme bamirëse, intelektuale, fetare,
arsimore e botuese.
Myftiu ka vlerësuar se në rrugën e
bashkëpunimit dypalësh, është bërë e
mundur të realizohen disa projekte të
dobishme, si ai i mbështetjes së duatëve
(imamëve të disa xhamive të Shkodrës),
kurset e ndryshme verore, ndihmat ndaj
nevojtarëve etj.
Njëkohësisht, Myftiu ka kërkuar që këto
projekte të vazhdojnë dhe të pasurohen
me projekte të tjera të dobishme, për të
cilat është diskutuar edhe gjatë këtij
takimi.
Nga ana e tij, edhe Drejtori i Shoqatës
“Burimi”, ka vlerësuar bashkëpunimin dhe
mirëkuptimin e Myftinisë Shkodër,
sidomos në marrëveshjen e bashkëpunimit
dypalësh, që ka forcuar edhe më tej
frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit
për qëllimet e përbashkëta në shërbim të
vlerave të Thirrjes Islame.