Myftiu pret Kryetarin e Shoqatës “Istanbul”
Ditën e mërkurë, më 5
shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës , Imam
Muhamed Sytari, ka pritur në një takim
pune Kryetarin e Shoqatës “Istanbul”, z.
Ridvan Seferaj.
Gjatë takimit, është folur rreth
bashkëpunimit të deritanishëm në mes të
dy institucioneve dhe thellimit të tij,
në drejtim të rritjes dhe forcimit të
paraqitjes së Thirrjes Islame në Shkodër
dhe në krejt zonën.
Myftiu ka falënderuar kontributet e
deritanishme të Shoqatës “Istanbul”, ku
ka vlerësuar bashkëpunimin me Myftininë
e Shkodrës në disa projekte dhe
mbështetjen serioze të Medresesë “Haxhi
Sheh Shamia”, me dy degët e saj.
Edhe Kryetari i “Istanbul”, ka
falënderuar bashkëpunimin e deritanishëm
të Myftinisë Shkodër dhe ka garantuar se
ky mirëkuptim dhe bashkëpunim do të
vazhdojë edhe me projekte të tjera të
përbashkëta, në shërbim të qëllimeve të
dobishme.
Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe
rreth Qendrës Islame në Perash, e cila
pritet të hapë dyert e saj në shërbim të
interesave të përbashkëta të Myftinisë
Shkodër dhe Shoqatës “Istanbul”.