Myftiu i Gostivarit viziton Myftininë Shkodër
Ditën e shtunë, më 25 
										janar 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam 
										Muhamed Sytari ka pritur në një takim 
										vëllazëror, Myftiun e Gostivarit, Shaqir 
										ef. Fetahu me bashkëpunëtorë.
										 
										Gjatë takimit, Myftiu i Shkodrës ka 
										shprehur kënaqësinë e tij me rastin e 
										pritjes së Myftiut të Gostivarit, Shaqir 
										ef. Fetahu, një ndër personalitetet më 
										të shquara islame shqiptare në trojet 
										tona në Republikën e Maqedonisë.
										 
										Gjithashtu, ka ndarë me mikun e tij disa 
										nga kujtimet e bukura të vizitës së tij 
										në Gostivar, para një muaji, me ftesë të 
										Forumit të Rinjve Muslimanë të 
										Gostivarit.
										 
										Ndërkohë, Myftiu i Gostivarit, ka 
										falënderuar homologun e tij për 
										mikpritjen dhe frymën e bashkëpunimit 
										dhe vëllazërisë islame, që ka ndikuar në 
										afrimin e mëtejshëm të myftinive 
										përkatëse dhe mundësinë e bashkëpunimeve 
										konkrete, me aktivitete të përbashkëta, 
										këshillime, këmbime përvoje etj.
										 
										Gjatë kësaj vizite, të dy myftilerët 
										kanë këmbyer mendime dhe vështrime rreth 
										realitetit të Thirrjes Islame në trojet 
										tona dhe më tej, si dhe shfaqjet e 
										islamofobisë në trojet shqiptare, si një 
										dukuri që duhet trajtuar me kujdes dhe 
										urtësi.
										 
										Me rastin e kësaj vizite, Imam Muhamed 
										Sytari ka shoqëruar Shaqir ef. Fetahun 
										në një vizitë në dy medresetë e 
										Shkodrës, ku janë pritur nga Drejtori, 
										z. Kujtim Dervishi, i cili ka bërë një 
										prezantim dinjitoz të arritjeve dhe 
										realitetit të medresesë së Shkodrës, me 
										dy degët e saj.
|  | 
|  | 
|  | 

