“Dëshmitar në Sahar…”,
kujtime nga një Umre e begatë…

Këto ditë ka dalur nga shtypi libri më i ri i autorit Muhamed Sytari, me titull: “Dëshmitar në Sahar”, në të cilin janë mbledhur e rreshtuar kujtimet e Umres së kryer në periudhën 1-7 mars 2013, në të cilat autori është vetë personazh dëshmues.
 
Që në krye të herës, autori ka shënuar arsyen se pse ky libër duhej të dilte në dritë, që është pikërisht ai përjetim i madh dhe ajo eksperiencë e pashembullt shpirtërore, që rrethon cilindo besimtar që Zoti ia mundëson udhëtimin drejt vendeve të shenjta, në Mekë dhe Medine.
 
Në një vëllim prej 80 faqesh, autori ka mbajtur shënime të shumta, të shoqëruara me përjetime personale, kujtime në shoqërinë më të mirë, pse jo dhe një vështrim historik që lidhet me emra vendesh, personash të shquar, ngjarjesh e ndodhishë të rëndësishme të historisë islame.
 
Libri “Dëshmitar në Sahar” është botim i Shtëpisë Botuese “Progresi”, Shkodër.