Myftiu pret z. M. Nuredin Vehbi S. Gavoçi

Paraditën e së hënës, më 6 janar 2014, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në zyrën e tij, z. Muhammed Nuredin Gavoçi, djali i madh i dijetarit të shquar islam shkodran, H. Vehbi S. Gavoçi, që u nda nga jeta, më 19 shkurt 2013, në moshën 90 vjeçare, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
 
Fillimisht, Myftiu i ka uruar mirëseardhjen në vendlindjen e të parëve të tij, z. M. Nuredin Gavoçi, i cili shkel për herë të parë në Shkodër e Shqipëri.
 
Myftiu ka folur me shumë emocion për marrëdhënien e veçantë, me të cilën Hoxha i nderuar është kujdesur për nxënësit e tij shqiptarë, që përfunduan studimet islame në Damask të Sirisë, duke i bërë shërbimin më të mirë vendlindjes së tij Shkodrës.
 
Njëkohësisht e ka njohur mikun nga Emiratet e Bashkuara Arabe për nderimin dhe vlerësimin që Shkodra dhe muslimanët e saj, i bënë Hoxhës së madh me rastin e ndërrimit jetë. Sikurse e ka njohur atë me titullin “Qytetar Nderi” që Këshilli i Bashkisë Shkodër i akordoi Hoxhës Vehbi S. Gavoçi, më 10 mars 2012.
 
Nga ana e tij, z. Muhammed Nuredin V. Gavoçi, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Shkodër, si dhe mirënjohjen e tij dhe të familjes së tij për vlerësimin e bërë për babain e tij. Ai ka theksuar se Hoxha i nderuar, gjatë gjithë kohës ka punuar për të mirën e fesë islame në vendlindjen e tij dhe në mbarë botën. Njëkohësisht ka konfirmuar se edhe në momentet e fundit të jetës, Hoxha ka lënë amanetet e tij për të mirën e Islamit në Shkodër e Shqipëri.
 
Me rastin e kësaj vizite, z. M. Nuredin V. Gavoçi, i ka dorëzuar Myftiut të Shkodrës një kujtim të veçantë nga orenditë personale të Hoxhës, të përdorura prej tij deri në momentet e fundit të jetës.

 

Myftiu pret z. Muhammed Nuredin Vehbi S. Gavoçi
Myftiu pret z. Muhammed Nuredin Vehbi S. Gavoçi
Myftiu pret z. Muhammed Nuredin Vehbi S. Gavoçi
Myftiu pret z. Muhammed Nuredin Vehbi S. Gavoçi
Myftiu pret z. Muhammed Nuredin Vehbi S. Gavoçi