Myftiu pret nipin e Hoxhës së nderuar
H. H. Jusuf Këlmendi (1876-1943)

Paraditën e së mërkures, më 18 dhjetor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim të përzemërt, z. Qazim Meti, nip i Hoxhës së vjetëre të nderuar shkodran, Haxhi Hafiz Jusuf Këlmendi (1876-1943).
 
Fillimisht Myftiu ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim të parë me nipin e njërit prej hoxhallarëve elitar të Shkodrës, të cilët kanë lënë gjurmë të vyera në shërbim të fesë, trashëgimisë së dijes brez pas brezi, si dhe shërbimeve ndaj vlerave të kalifatit Osman, në ditët e të cilit ai ka jetuar për 36 vjet.
 
Myftiu ka rrëfyer lidhjen e tij shpirtërore me H. H. Jusuf Këlmendin, që ishte njëkohësisht edhe Hoxha dhe muxhizi i H. H. Sulejman Gavoçit, i ati dhe Hoxha i dijetarit të shquar shkodran H.H. Vehbi S. Gavoçi.
 
Nga ana e tij, z. Qazim Meti ka vlerësuar punën e Myftinisë Shkodër dhe vlerësimet e ndryshme për gjyshin e tij, duke e vlerësuar si një personalitet të shquar islam të qytetit Shkodër dhe përtej saj.
 
Z. Meti ka rrëfyer edhe disa kujtime nga gjyshi i tij, H. H. Jusuf Këlmendi (1876-1943), duke spikatur madhështinë e bibliotekës së tij dhe interesimin e hoxhallarëve të Shkodrës për të blerë e marrë nga këta libra pas ndërrimit jetë të Hoxhës. Ai ka shprehur edhe dhimbjen e madhe për faktin se kjo bibliotekë u zaptua dhe u vodh nga të pafetë komunistë, të cilët u përpoqën të fshijnë të gjitha gjurmët e dijes dhe besimit islam në këtë vend.
 
Gjatë këtij takimi është folur edhe për gjurmët e ndryshme diturore të Hoxhës së nderuar H. H. Jusuf Këlmendi (1876-1943), edhe si autor i librit me pesë ilahi në shqip me alfabet arab.

             

Myftiu pret nipin e Hoxhës së nderuar H. H. Jusuf Këlmendi (1876-1943)

Myftiu pret nipin e Hoxhës së nderuar H. H. Jusuf Këlmendi (1876-1943)
Myftiu pret nipin e Hoxhës së nderuar H. H. Jusuf Këlmendi (1876-1943)