Myftinia Shkodër ndihmon 40 familje jetimësh në ekstremin e skamjes

Paraditën e së hënës, më 9 dhjetor 2013, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Shërbim Social, ka bërë shpërndarjen e 40 pakove ushqimore për familje të jetimëve mbi moshën 18 vjeç, që strehohen në konvikte të ndryshme të qytetit Shkodër.
 
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari së bashku me drejtoreshën e ZRShS Shkodër, Valbona Tula, kanë vizituar disa prej këtyre familjeve duke parë nga afër gjendjen e mjerueshme të tyre, që jetojnë në kushtet më ekstreme të mjerimit, varfërisë, skamjes dhe mungesës së përkrahjes.
 
Në një deklaratë për mediat, Imam Muhamed Sytari ka bërë apel që pushtetarët, biznesmenët dhe njerëzit vullnetmirë, të sjellin sytë e tyre nga kjo shtresë njerëzish në nevojë, për ta ndryshuar sadopak realitetin e zymtë, në të cilin ata jetojnë. Myftiu ka theksuar se ndihmat e sotme janë njëkohësisht edhe një thirrje e sinqertë për të ndihmuar këta njerëz, që janë dëshmia më e keqe e varfërimit shpirtëror dhe neglizhencës ndaj njerëzve në skamje në vendin tonë.
 
“Realitete si këto ku jetojnë këta njerëz dhe aspiratat drejt integrimit evropian, janë në disekuilibër dhe njëkohësisht një njollë e zymtë në prezantimin tonë para botës. Me kësi realitetesh, nuk ka sesi të pretendojmë t’i bashkohemi bashkësisë së popujve të qytetëruar, solidarë me nevojtarin dhe dhimbjen e tij” – ka thënë Myftiu.
 
Nga ana e saj drejtoresha e ZRShS Shkodër, Valbona Tula, ka falënderuar bashkëpunimin me Myftininë Shkodër dhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar këtë shtresë njerëzish në nevojë.
 
Myftinia Shkodër falënderon në veçanti xhematin e xhumasë në xhaminë e Parrucës, të cilët patën mirësinë t’i përgjigjen thirrjes së Myftiut për të kontribuar për njerëzit në nevojë dhe projektet e ndryshme bamirëse të Myftinisë Shkodër.

Myftinia Shkodër ndihmon 40 familje jetimësh në ekstremin e skamjes - 9 dhjetor 2013