Nis rrethimi i vakëfit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dudas

Pas një pritje 23 vjeçare, duket se edhe për lagjen Dudas është shfaqur një rreze shprese në rrugën e ndërtimit të një xhamie të munguar për këtë lagje muslimane, prej së cilës kanë dalë hoxhallarë të nderuar, që i kanë shërbyer me shumë përkushtim harmonisë së besimit në Shkodër.
 
Ditën e shtunë, më 7 dhjetor 2013, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Fondacionin “Mirësia”, ka nisur rrethimin e territorit, ku është planifikuar të ndërtohet xhamia e re e lagjes Dudas. Njëkohësisht është bërë edhe përcaktimi i drejtimit të kibles, mbi bazën e së cilës do të vijojnë edhe punimet për hapjen e themeleve dhe përgatitjen për ceremoninë e hedhjes së gurit të themelit.
 
I pranishëm në nisjen e këtyre punimeve ka qenë Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed sytari, si dhe Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja.
 
Fillimisht Myftiu ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë mirësi të madhe të Zotit, që po mundëson pasurimin e lagjes Dudas me një xhami të re, që do të zbukurojë edhe më shumë hartën e xhamive dhe minareve të bardha në qytetin e Shkodrës.
 
Myftiu ka falënderuar drejtorin e Fondacionit “Mirësia” për praninë e tij në këtë fillim të punimeve, duke shprehur njëkohësisht vlerësimin e tij për bashkëpunimin dypalësh në projekte të dobishme për ripërtëritjen e infrastrukturës fetare në qytetin e Shkodrës, nëpërmjet ndërtimit të xhamive.
 
Me mbarësinë e All-llahut, brenda pak ditësh, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hedhjes së themeleve për xhaminë e re të lagjes Dudas.

            

Nis rrethimi i vakëfit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dudas

Nis rrethimi i vakëfit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dudas

Nis rrethimi i vakëfit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dudas

Nis rrethimi i vakëfit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dudas