Pas një pritje 23
vjeçare, duket se edhe për lagjen Dudas
është shfaqur një rreze shprese në
rrugën e ndërtimit të një xhamie të
munguar për këtë lagje muslimane, prej
së cilës kanë dalë hoxhallarë të nderuar,
që i kanë shërbyer me shumë përkushtim
harmonisë s�� besimit në Shkodër.
Ditën e shtunë, më 7 dhjetor 2013,
Myftinia Shkodër në bashkëpunim me
Fondacionin “Mirësia”, ka nisur
rrethimin e territorit, ku është
planifikuar të ndërtohet xhamia e re e
lagjes Dudas. Njëkohësisht është bërë
edhe përcaktimi i drejtimit të kibles,
mbi bazën e së cilës do të vijojnë edhe
punimet për hapjen e themeleve dhe
përgatitjen për ceremoninë e hedhjes së
gurit të themelit.
I pranishëm
në nisjen e këtyre punimeve ka qenë
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed sytari,
si dhe Drejtori i Fondacionit “Mirësia”,
z. Korab Kaja.
Fillimisht Myftiu
ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë
mirësi të madhe të Zotit, që po mundëson
pasurimin e lagjes Dudas me një xhami të
re, që do të zbukurojë edhe më shumë
hartën e xhamive dhe minareve të bardha
në qytetin e Shkodrës.
Myftiu ka
falënderuar drejtorin e Fondacionit “Mirësia”
për praninë e tij në këtë fillim të
punimeve, duke shprehur njëkohësisht
vlerësimin e tij për bashkëpunimin
dypalësh në projekte të dobishme për
ripërtëritjen e infrastrukturës fetare
në qytetin e Shkodrës, nëpërmjet
ndërtimit të xhamive.
Me
mbarësinë e All-llahut, brenda pak
ditësh, pritet të zhvillohet edhe
ceremonia e hedhjes së themeleve për
xhaminë e re të lagjes Dudas.