Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Paraditën e së martës, më 3 dhjetor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një takim pune me një grup imamësh të Myftinisë Shkodër. Në qendër të këtij takimi kanë qenë disa çështje, që lidhen me zhvillimin e aktivitetit fetar në Shkodër, rolin që duhet të kenë imamët në mbrojtjen e interesave të fesë dhe zhvillimin e mëtejshëm të mësimeve të saj në kontakt të përditshëm me njerëzit etj.
 
Fillimisht Myftiu ka bërë një prezantim të realiteteve shqiptare dhe shtimin e shenjave të islamofobisë, si një shenjë aspak e mirë për integrimin e Shqipërisë në nivelin e vendeve dhe kombeve të lira, që respektojnë besimin, fenë dhe vlerat e njerëzve të lirë e të vetëdijshëm për kontributet që i detyrohen vendit, shoqërisë, besimit.
 
Myftiu ka kërkuar nga imamët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos tolerojnë asnjeri që përpiqet të prishë rendin e traditave fetare, ndryshimin e tyre a varfërimin e jetës së xhamisë, nëpërmjet bidateve të reja në emër të synetit, dijes a leximeve spontane.
 
Në këtë takim është diskutuar edhe mbi domosdoshmërinë e studimit të gjurmëve të muslimanëve në ndërtimin e Shqipërisë, leximin e duhur të pavarësisë dhe mosnënshtrimin ndaj thirrjeve shterpë të kujtdo që vendos një shenjë barazie në mes të integrimit të vendit tonë me ndryshimin e identitetit fetar.
 
Në takim është folur edhe për abonimet e reja vjetore në revistën “Drita Islame” dhe “Zani i Naltë”, si dy revista cilësore, që pasurojnë ditë pas dite jetën intelektuale dhe fetare të lexuesve muslimanë shqiptarë, por jo vetëm.
 
Myftiu ka lajmëruar se ditën e xhuma, më 6 dhjetor 2013, në ora: 17.00, në kinema “Millenium”, do të transmetohet dokumentari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me rastin e 90 vjetorit të revistës “Zani i Naltë”.
 
Në fund të këtij takimi, për imamët e pranishëm është bërë shpërndarja e librit më të ri nga Imam Didmar Faja, Prijës i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në Arizona të ShBA, “Shprehi dhuntitë e Zotit tënd”.

            

Myftiu me imamët: “Të vazhdojmë rrugën e shërbimit ndaj Thirrjes Islame” - 3 dhjetor 2013

Myftiu me imamët: “Të vazhdojmë rrugën e shërbimit ndaj Thirrjes Islame” - 3 dhjetor 2013

Myftiu me imamët: “Të vazhdojmë rrugën e shërbimit ndaj Thirrjes Islame” - 3 dhjetor 2013