Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e enjte, më 21 nëntor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka pritur në një takim pune Drejtorin e Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja. Në qendër të këtij takimi ka qenë lobimi i Myftinisë Shkodër për ndërtimin e dy xhamive të reja, njëra në lagjen Dudas dhe tjetra në fshatin Domën, Komuna Postribë.
 
Në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm në mes të dy institucioneve, z. Korab Kaja, ka garantuar Myftiun e Shkodrës se me mbarësinë e All-llahut, Fondacioni “Mirësia” do të marrë përsipër mbështetjen financiare për ndërtimin e këtyre dy xhamive, për të cilat ka marrë kërkesë zyrtare nga Myftinia Shkodër.
 
Gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësinë e shfrytëzimit të kohës më të afërt të përshtatshme për hedhjen e themeleve dhe nisjen e punimeve për dy xhamitë e reja.
 
Ndërtimi i xhamisë së lagjes Dudas planifikohet të bëhet mbi një pjesë të vakëfit të lirë të Myftinisë Shkodër, ndërkohë po punohet për lirimin e pjesës tjetër të vakëfit të çertifikuar ditët e fundit, pas një zaptimi rreth 17 vjeçar në mënyrë të padrejtë.
 
Myftinia Shkodër planifikon që të shfrytëzojë maksimalisht këtë vakëf në shërbim të projekteve të saj, që do t’i japin dritën e shumëpritur kësaj lagjeje të vjetër muslimane me xhami të munguar.
 
Njëkohësisht, edhe në fshatin Domën, pritet të caktohet dita më e përshtatshme për fillimin e punimeve për xhaminë e re, në një kohë kur besimtarët e këtij fshati i kryejnë adhurimet e tyre në një objekt të amortizuar në një zonë malore të vështirë.

            

Lagjja Dudas dhe fshati Domën, në prag zbukurimit me xhami të re 

Lagjja Dudas dhe fshati Domën, në prag zbukurimit me xhami të re 

Lagjja Dudas dhe fshati Domën, në prag zbukurimit me xhami të re