Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Paraditën e së martës, më 19 nëntor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka dhënë një intervistë të gjerë për gazetaren Doriana Metollari, drejtuese e gazetës online "Hermes News".
 
Në këtë intervistë Myftiu ka folur mbi aktivitetin e Myftinisë Shkodër në disa drejtime, si në atë fetar, bamirës, kulturor, shkencor, botues dhe interesimin e tij për të zhvilluar më tej vakëfin e shenjtë, si një trashëgimi e brezave dhe amanet i shenjtë islam.
 
Myftiu ka folur edhe për objektivat e Myftinisë Shkodër në drejtim të rritjes së mëtejshme ekonomike, me qëllim marrjen e përgjegjësive që i takojnë këtij institucioni që përfaqëson besimtarët muslimanë të Zonës Shkodër dhe interesat e tyre legjitime në shumë drejtime.
 
Gjatë intervistës është folur edhe për qëndrimet e Islamit ndaj feve të tjera, ku Myftiu ka vlerësuar si shumë me rëndësi njohjen reciproke, mbi të cilën ngrihet respekti, vlerësimi dhe vullneti për dialog, pse jo edhe debati mbi baza teologjike, bashkëpunimi në projekte të ndryshme të përbashkëta me dobi sociale etj. Në këtë kontekst, ka përmendur se Kur’ani ka përmendur në shumë vende profetët e mëparshëm dhe simbolikat e ndryshme të dërgesës së tyre, gjë që e bën muslimanin shumë të gatshëm për të komunikuar më një jomusliman. Njëkohësisht ka theksuar: “Mbetet që edhe jomuslimanët, kushdo qofshin, të shprehen me të njëjtën mënyrë ndaj muslimanëve, duke njohur profetin Muhammed (a.s) dhe shpalljen e tij, shenjtërinë e Kur’anit si Libër i shpallur etj.”
 
Vlera e dijes në Islam dhe mirëpërdorimi i zhvillimit teknologjik, si një nxitje kur’anore dhe urdhëresë profetike, ka qenë një ndër pikat e shumta të kësaj interviste, ku Myftiu ka theksuar se muslimani është një individ që udhëzohet në jetën e përditshme i bazuar mbi porosinë: “Kush i ka dy ditë të barabarta është në humbje” dhe lutjen: “Zoti im më shto mua dituri!”. Në këtë kontekst ka përmendur shembullin pozitiv të dijetarëve dhe shkencëtarëve të ndryshëm muslimanë ndër shekuj, si burim i arritjeve të sotme diturore në botë.
 
Është folur edhe mbi këndvështrimin islam ndaj profetëve dhe pasuesve të feve të tjera, ku Myftiu ka theksuar se Zoti është Një, ndërsa profetët janë të përzgjedhurit e Tij në kohëra të ndryshme, me një qëllim të vetëm; udhëzimin dhe edukimin e njeriut me frymën e dashurisë dhe orientimit sipas udhëzimit hyjnor.
 
Në intervistën e tij, Myftiu ka cekur edhe çështjen e femrës, ku ka thënë se në Islam femra është e respektuar dhe e mbrojtur me fanatizëm, për të qenë një individ i ditur, i pastër, i
 
ndershëm, i kulturuar, i gatshëm për të qenë nënë, prej së cilës edukohen brezat me moral, dije dhe përkushtim në jetë.
 
Myftiu ka folur edhe për nevojën e përfshirjes së edukatës fetare në shkollat publike të Shqipërisë. Ai ka përmendur se edhe pse kanë kaluar 23 vite nga kapërcimi i cakut të ateizmit dhe diktaturës që ndaloi me ligj fenë dhe edukatën fetare në shkollat e vendit, akoma sot, kjo çështje vazhdon të trajtohet njësoj si në kohën e komunizmit, duke qëndruar larg modeleve evropiane, ku edukata fetare është pjesë e kahershme e kurrikulave në shkollat publike.
 
Pyetjes së gazetares se a ka vend për një ateist në Islam, Myftiu i është përgjigjur: “Në Islam ka vend për çdo njeri, pavarësisht realitetit besimor në të cilin ai gjendet. Fakti që në Kur’an ka shumë ajete në të cilat Zoti i drejtohet njerëzimit me: “O ju njerëz”, do të thotë se kushdo është i mirëpritur në dyert e Islamit dhe se çdo njeri ka në zemrën e tij mirësi dhe gatishmëri për t’u kthyer nga origjina e besimit dhe udhëzimit”.

            

Myftiu jep një intervistë të gjerë për gazetën online “Hermes News” - 19 nëntor 2013

Myftiu jep një intervistë të gjerë për gazetën online “Hermes News” - 19 nëntor 2013