Ditën e hënë, më 18
nëntor 2013, Myftiu i Zonës Shkodër,
Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një
vizitë nderi në zyrën e Drejtorit të ri
të Policisë së Qarkut Shkodër, z. Shaban
Nexhi.
Fillimisht Myftiu ka
uruar Drejtorin e ri të Policisë së
Qarkut Shkodër me rastin e marrjes së
detyrës së re, si dhe ka shprehur
falënderimet e tij për bashkëpunimin e
deritanishëm me Policinë e Shkodrës në
situata të ndryshme të këtij
bashkëpunimi.
Drejtori i
Policisë së Shkodrës, z. Shaban Nexhi,
ka konfirmuar edhe një herë gatishmërinë
e Policisë së Qarkut Shkodër për të qenë
pranë Myftinisë Shkodër në çfarëdo
nevoje, në rrugën e përmirësimit të
cilësisë së bashkëpunimit në mes dy
institucioneve dhe interesit social.
Biseda është përqendruar edhe në
çështje konkrete që lidhen me
aktivitetin e gjerë të Myftinisë Shkodër
dhe nevojën e herë pas hershme për
bashkëpunimin me Policinë e Shkodrës.
Drejtori i Policisë ka shprehur
vullnetin e tij dhe të institucionit që
drejton për të qenë të gatshëm për të
ndërhyrë në çdo moment kur Myftinia
Shkodër do të ketë nevojë, sidomos në
raport me çështjen e pronave dhe
moscënimin e tyre, mosprekjen e
shenjtërisë së xhamive të saj etj.
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i
Shkodrës i ka dhuruar Drejtorit të
Policisë së Qarkut Shkodër një kopje të
Kur’anit me përkthimin e kuptimeve të
ajeteve të tij në gjuhën shqipe.