Pasditën e së 
										mërkures, më 23 tetor 2013, është falur 
										namazi i xhenazes për shpirtin e të riut 
										Osman Meraja, i cili u nda nga jeta në 
										orët e vona të ditës së djeshme, si 
										pasojë e një aksidenti të rëndë 
										automobilistik, që i mori jetën pesë të 
										rinjve shkodranë 17 vjeçarë.
 
Pas 
										faljes së namazit të xhenazes, Myftiu i 
										Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur 
										një fjalë ngushëlluese për familjen, të 
										afërmit, shokët dhe komunitetin në 
										dhimbje për këtë humbje të pesëfishtë.
                                                                               
										
“Kemi ardhur në këtë botë pa na 
										pyetur dhe largohemi prej saj kur ta 
										ketë caktuar Zoti. Mirëpo dhimbja e 
										këtyre djemve është shumë e madhe. Unë 
										lutem për secilin prej tyre që të kenë 
										mëshirën e Zotit. Njëkohësisht dua të 
										bëj një thirrje të madhe për të gjithë 
										shokët e Osmanit dhe shokët e djemve të 
										rinj që përcollëm dje e sot, që mos ta 
										harrojmë Zotin në jetë! Ta kërkojmë 
										Zotin, mëshirën dhe dashninë e Tij, se 
										jemi më tepër se kurrë nevojtarë për Të!”- 
										ka thënë Myftiu.
 
Më pas, ka bërë 
										një krahasim në mes të kësaj dhimbje dhe 
										asaj të përmbytjeve të kaluara para dy 
										viteve, ku ka thënë: “Kjo dhimbje është 
										më e madhe se një përmbytje! Humbja e 
										njerëzve dhe humbja e të rinjve, është 
										më e madhe se përmbytja! Kemi përjetuar 
										dhimbje të mëdha gjatë këtyre viteve, 
										por nuk paska dhimbje më të madhe sesa 
										me përcjellë pesë djem të rinj, të cilët 
										largohen nga kjo botë duke lënë një 
										dhimbje të madhe në zemrën e familjes, 
										shokëve, bashkëmoshatarëve, krejt 
										komunitetit”.
 
Ditën e djeshme 
										dhe të sotme, Myftiu me bashkëpunëtorë 
										të tij, ka kryer vizitat e ngushëllimit 
										tek familjarët e të rinjve të humbur, 
										sikurse është lutur për ta dhe shpirtrat 
										e tyre.
 
Myftinia Shkodër do të 
										mbajë lutje për të shpirtrat e pesë të 
										rinjve dhe familjet e tyre, në të gjitha 
										xhamitë e saj, të xhumanë, më 25 tetor 
										2013, gjatë ceremonive fetare të javës.
           
										
