Ditën e shtunë, më 12
tetor 2013, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka inspektuar në terren
punimet në dy xhami të reja të Shkodrës,
në prag të inaugurimit të tyre.
Fillimisht është ndalur te xhamia e
fshatit Mes-Myselim, e cila i është
afruar inaugurimit të saj, që me
mbarësinë e All-llahut shpresohet të
ndodhë brenda këtij viti.
Më
pas, Myftiu ka ndjekur nga afër punimet
e fundit që po bëhen në prag të
inaugurimit të xhamisë së re në lagjen
Dërgut. I shoqëruar edhe nga drejtori i
Shoqatës “Burimi”, teologu Sokol Mandi,
ka vizituar ambientet e kësaj xhamie të
re, që përbëhet nga tre kate, të
shfrytëzuara maksimalisht në shërbim të
projektit të bukur që do të zbukurojë
lagjen dhe jetën e besimtarëve të saj.
Myftiu ka falënderuar drejtorin e
Shoqatës “Burimi” për kontributin e madh
në drejtim të mbështetjes financiare dhe
ndjekjen e realizimit të kësaj xhamie të
domosdoshme për besimtarët muslimanë të
kësaj zone me tradita islame.
Njëkohësisht është caktuar që ceremonia
e inaugurimit të xhamisë së re në Dërgut
të zhvillohet ditën e xhuma, më 18 tetor
2013, duke nisur nga ora: 12.00.