Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Mbrëmjen e së mërkurës, më 2 tetor 2013, pas namazit të akshamit në xhaminë e Parrucës, është zhvilluar takimi i fundit me të regjistruarit për kryerjen e haxhit të sivjetshëm nga Shkodra.
 
Pas marrjes së udhëzimeve dhe mësimeve të mjaftueshme për mënyrën e kryerjes së umres dhe haxhit, obligimet, vaxhibet dhe ndalesat, të dhëna me shumë profesionalizëm nga imami i nderuar teologu Ruzhdi Plangaj, është kryer edhe shpërndarja e pasaportave me vizën saudite dhe ihramet e haxhit.
                                                                          
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka kërkuar nga udhëtarët drejt vendeve të shenjta, që të jenë sa më të kujdesshëm në ruajtjen e kohës dhe mbushjen e saj me adhurime, lutje e përgjërime para duarve të Zotit.
 
Myftiu ka kërkuar që haxhilerët e rinj, duhet të përpiqen të kuptojnë madhështinë e faktit që janë zgjedhur dhe thirrur nga All-llahu për ta kryer vizitën e vendeve të shenjta. Prandaj, këtë mirësi të madhe ta shfrytëzojnë, duke lënë pas krahëve kënaqësitë e kësaj bote dhe çdo punë që të largon nga shpirti i përjetimeve të mrekullueshme të ditëve të haxhit.
 
Me shumë emocion, udhëtarët drejt vendeve të shenjta, kanë marrë në dorëzim pasaportat me vizën e haxhit dhe iharamet, së bashku me botimin më të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë mbi rregullat e umres dhe haxhit.
 
Besimtarët e pranishëm në xhami janë përshëndetur me vëllezërit e tyre, që ditën e xhuma, më 4 tetor 2013 udhëtojnë drejt Mekës për të plotësuar njërën prej pesë shtyllave më të rëndësishme të fesë islame.

Përfundon trajnimi treditor i haxhilerëve të rinj të Shkodrës - 2 tetor 2013