Ditën e hënë, më 30
shtator 2013, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka ndjekur në terren
punimet për rehabilitimin e xhamisë në
fshatin Shtoj i Vjetër.
I
shoqëruar edhe nga imami i kësaj xhamie,
teologu Ervil Kuçi, Myftiu ka parë nga
afër punimet që po bëhen për t’i
ndryshuar pamjen e brendshme dhe të
jashtme kësaj xhamie, muret e brendshme
të së cilës kishin nisur të mbuloheshin
nga lagështia dhe myku dhe po ktheheshin
në shqetësim për frekuentuesit e saj.
Myftiu ka përsëritur edhe një herë
se xhamitë e ndërtuara pas viteve ’90,
janë të një niveli dhe cilësie të dobët,
të ngritura pa asnjë lloj përgjegjësie
dhe shije arkitekture. Ai ka konfirmuar
se Myftinia Shkodër është e interesuar
dhe po lobon për rehabilitimin dhe
restaurimin e shumë prej këtyre xhamive,
sidomos në fshat, si dhe tërheqjen e
fondeve për rregullimin e minareve dhe
shtimin e tyre në qytet e fshat.
Nga ana e tij, imami i xhamisë Shtoj i
Vjetër, teologu Ervil Kuçi, ka vlerësuar
angazhimin e Myftinisë Shkodër për të
sensibilizuar besimtarët muslimanë të
Shkodrës dhe partnerët në drejtim të
restaurimit të xhamive dhe plotësimin e
nevojave që këto xhami kanë.