Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e shtunë, më 28 shtator 2013, është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Myftinisë Shkodër. Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës ka mbajtur raportin e muajit Ramazan 1434/2013, ku ka vlerësuar aktivitetin e muajit më të rëndësishëm dhe ka nxjerrë në pah disa mangësi që duhen korrigjuar në të ardhmen.
 
Myftiu ka folur edhe mbi projektet e Myftinisë Shkodër për ndërtimin e xhamive të reja dhe rehabilitimin e të vjetrave. Myftiu ka pohuar se shumë prej xhamive të ndërtuara në vitet e para të ringjalljes post-komuniste, janë xhami të papërshtatshme për kohën, të ndërtuara me defekte dhe pa largpamësi. Ai ka konfirmuar se Myftinia Shkodër është në kontakt të vazhdueshëm me disa partner të saj, me të cilët vazhdon të lobojë në drejtim të tërheqjes së fondeve dhe projekteve të reja për ndërtimin a rindërtimin e xhamive të reja në Shkodër.
 
Nëpërmjet videoprojektorit, janë shfaqur ndërtimet e reja dhe faza e deritanishme e punimeve në disa prej këtyre projekteve të reja, në bashkëpunim me partnerët e Myftinisë Shkodër.
 
Një pikë tjetër e mbledhjes ka qenë diskutimi rreth fenomenit të uzurpimit të vakëfeve dhe objekteve të Myftinisë Shkodër nga muslimanë të papërgjegjshëm. Myftiu ka shpjeguar se shumë shpejt do të denoncohen të gjitha rastet e kësaj vjedhje flagrante, nën presionet e mentaliteteve provinciale. “Askush nuk na frikëson as na bën presion në rrugën e mbrojtjes së vakëfeve. Nuk do rrimë përherë të heshtur përballë hajdutëve tinzarë dhe njerëzve të pandërgjegjshëm, që janë mësuar të vegjetojnë në haram!”- ka konfirmuar Myftiu.
 
Janë përmendur rastet flagrante te Qendra Tregtare në Zdralej, rasti i tetë familjeve të pastreha te xhamia e Rusit dhe heshtja e pushtetit lokal në Shkodër në lidhje me lirimin e objektit etj. Është konfirmuar se Myftinia Shkodër është e vendosur të mos tolerojë asnjeri dhe se nuk i ka askujt asnjë borxh në këtë drejtim.
 
Është lajmëruar edhe data e përcjelljes së haxhilerëve të këtij viti, data 4 tetor 2013, dita e xhuma, kur do të zhvillohet edhe ceremonia e përcjelljes së 19 haxhilerëve nga Shkodra, që shkojnë sivjet për kryerjen e obligimit të shenjtë në Mekkë e Medine.
 
Në mbledhje janë diskutuar edhe çështje të shumta, që kanë një rëndësi të veçantë për aktivitetin e Myftinisë Shkodër dhe të ardhmen e saj.

          

Këshilli i Myftinisë Shkodër dënon uzurpimin e vakëfeve të shenjta - 28 shtator 2013

Këshilli i Myftinisë Shkodër dënon uzurpimin e vakëfeve të shenjta - 28 shtator 2013

Këshilli i Myftinisë Shkodër dënon uzurpimin e vakëfeve të shenjta - 28 shtator 2013