Paraditën e së enjtes,
më 26 shtator 2013, Myftiu i
Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka
zhvilluar një inspektim në terren, ku ka
parë nga afër gjendjen aktuale të
punimeve për ndërtimin e xhamisë së re
në fshatin Trush, komuna Bërdicë.
Në shoqërinë e imamit të xhamisë së
këtij fshati, H. Jetmir Braqi dhe stafit
të Myftinisë Shkodër, Myftiu ka vizituar
vakëfin e xhamisë së fshatit Trush, ku
ka inspektuar edhe punimet në vazhdim
për plotësimin e ndërtimit të xhamisë së
re.
Xhamia e re e fshatit Trush
është një projekt i veçantë nga
trashëgimia osmane dhe që zbatohet me
shumë përkushtim nën mbikëqyrjen e
vazhdueshme të inxhinierëve dhe
mjeshtrave nga Turqia.
Myftiu ka
falënderuar imamin për ndjekjen e
vazhdueshme të punimeve dhe mbikëqyrjen
e realizimit të këtij projekti.
Njëkohësisht ka falënderuar kontributin
e shoqatës ALSAR, për zbatimin e këtij
projekti në Shkodër, në bashkëpunim me
Myftininë Shkodër.
Xhamia e re
në fshatin Trush është pjesë e
bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me
shoqatën ALSAR, Tiranë, që ka
ndërmjetësuar për financimin e këtij
projekti të bukur të kësaj xhamie, që do
të një ndër ndërtimet më të spikatura të
infrastrukturës islame në Shkodër, në
vitet e post-komunizmit.