Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditën e së hënës, më 23 shtator 2013 Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka inspektuar në terren gjendjen aktuale të punimeve për ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Barbullush.
 
Myftiu ka parë nga afër punimet që po bëhen për pastrimin e territorit të xhamisë nga inertet e shkaktuara pas zhbërjes së ndërtesës së vjetër e të amortizuar që shërbente si xhami për besimtarët e këtij fshati.
 
Tashmë, nga dita e gur-themelit të xhamisë së re, më 8 mars 2013, punimet vijojnë në normalitetin e tyre, duke i dhënë ditë pas dite ndërtimit të ri pamjen e një xhamie të bukur e të shumëpritur për besimtarët dhe komunitetin e kësaj zone.
 
Gjatë inspektimit, Myftiu ka parë nga afër të gjitha anekset e xhamisë së re në ndërtim dhe njëkohësisht ka kërkuar që punimet të mos ndërpriten, për të shfrytëzuar maksimalisht mundësinë e përfundimit sa më parë të kësaj xhamie dhe shfrytëzimin e saj nga besimtarët e fshatit Barbullush.
 
Xhamia e re në fshatin Barbullush është pjesë e projektit të binjakëzimit që Myftinia Shkodër ka me Myftininë e Iskenderunit në Turqi. Xhamia e Barbullushit po ndërtohet, falë kontributeve të besimtarëve të Iskenderunit dhe angazhimit të Myftinisë së atij qyteti, për t’i ardhur në ndihmë Myftinisë Shkodër.

Myftiu inspekton punimet për xhaminë e re në fshatin Barbullush - 23 shtator 2013 