Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e martë, më 10 shtator 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e xhamisë së re mbi vakëfin e Shaban efendisë, ku dikur ka ekzistuar xhamia që mbante emrin e bamirësit dhe vaizit të kësaj zone.
 
Myftiu është interesuar për mbarëvajtjen e punimeve dhe cilësinë e tyre, duke parë nga afër nivelin në të cilin kanë arritur këto punime. Ai ka dëgjuar me vëmendje shpjegimet e menaxherit të pronave të Myftinisë Shkodër, në lidhje me projektin dhe përkthimin e tij në vepër deri më sot.
 
Njëkohësisht, ka uruar të ngarkuarit me zbatimin e këtij projekti, për mbarësi dhe sukses në kryerjen e plotë dhe dorëzimin e objektit, si një ndër xhamitë më të bukura dhe më funksionale të zonës.
 
Xhamia e re që po ndërtohet në këtë vakëf të Myftinisë Shkodër, është një bashkëpunim me AIITC, që ka ndërmjetësuar për tërheqjen e fondit për ndërtimin e kësaj xhamie të re, nga donator në Shtetin e Kuvajtit.

          

Në rrugë të mbarë ndërtimi i xhamisë së re te vakëfi i Shaban efendisë

Në rrugë të mbarë ndërtimi i xhamisë së re te vakëfi i Shaban efendisë

Në rrugë të mbarë ndërtimi i xhamisë së re te vakëfi i Shaban efendisë

Në rrugë të mbarë ndërtimi i xhamisë së re te vakëfi i Shaban efendisë