Ditën e xhuma, më 6
shtator 2013, nga minberi i xhamisë së
Tophanës, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari ka hedhur dritë mbi sprovën e
madhe që po kalon ymeti islam, nga
lindja në perëndim, sidomos në Lindjen e
Mesme.
Në hytben e tij, Myftiu i
është referuar edhe gjendjes së vështirë
të vrasjeve, sektarizmit, grupeve
ekstremiste të mbështetura nga perëndimi,
destabilizimit politik dhe mungesës së
sigurisë në Irak, Egjipt dhe Siri.
“Është detyra e jonë të vazhdojmë të
lutemi për këto vende, por njëkohësisht
t’i lutemi All-llahut që kohës së
ndarjes së botës islame me kufij të
paracaktuar nga perëndimi, t’i vijë
fundi. Bota islame është një, ymeti
islam është një, jo si dëshirojnë ata që
punojnë ditë-natë për përçarjen e
muslimanëve, për shkaqe fetare! Disa
frikësohen për luftën e tretë botërore.
Në fakt ajo ka kohë që ka nisur, që kur
kancelaritë e perëndimit përcaktuan se
lufta e ardhshme, pas komunizmit është
kundër Islamit! Mjeranët ata, që
vendosën shenjën e barazisë në mes të
një sistemi vrastar e injorant që e
krijuan me duart e tyre dhe Fesë së
Zotit, që nuk ka dorë në botë që mund ta
devijojë a prishë!
Armiqësia e
jonë është kundër shejtanit dhe pasuesve
të tij, këtë na e ka kërkuar Kur’ani, të
cilit duhet t’i nënshtrohemi dhe t’i
kërkojmë mbrojtje All-llahut në këtë
ballafaqim që nuk mbyllet asnjëherë.
Sa të jemi në këtë botë, ne jemi në
luftë me shejtanin dhe bijtë e tij! Por,
të jeni të bindur se betejat me
shejtanin janë të fituara përherë nga
besimtarët. Prandaj ta ruajmë e ta
forcojmë përherë harmoninë dhe
vëllazërinë në mes nesh. Të kthehemi nga
Zoti! T’i tërheqim vëmendjen të afërmve,
miqve, komshive, se e ardhmja është e
besimit dhe besimtarëve!
Ky
është shekulli i Islamit dhe i rënies së
perandorive të shejtanit, femohimit,
krimeve ndaj njerëzimit, shkatërrimit të
popujve dhe ekonomive të tyre,
imoralitetit!”- ka thënë Myftiu.
Gjatë kësaj hytbeje, Myftiu ka bërë
thirrje për të kontribuar për disa nga
xhamitë e zonës Postribë, si: Xhamia në
Vilëz, në Drisht, në Mes-Myselim, në
Milan-Rrasek etj.
Pas namazit të
xhumasë, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari ka drejtuar një lutje të gjatë
për Sirinë, ku i është lutur All-llahut
të pushojë lufta, destabiliteti politik,
ekonomik dhe të kthehet siguria dhe
mirëqenia në atë vend të begatë.