Mbrëmjen e së hënës,
më 2 shtator 2013, në vazhdën e nismës
më të re të Myftinisë Shkodër: “Të falim
akshamin së bashku”, Myftiu i Shkodrës
Imam Muhamed Sytari, ka vizituar xhaminë
e fshatit Mes-Myselim, i shoqëruar edhe
nga imami i saj, teologu Altin Nikshiqi.
Pasi ka drejtuar namazin e akshamit,
Myftiu ka mbajtur një ders mbi vlerën e
përkrahjes së muslimanëve në mes vete.
Në fjalën e tij, Myftiu është
përqendruar tek tekstet kur’anore, që
vlerësojnë përkrahjen e vazhdueshme që
muslimani duhet t’i japë vëllasë së tij
musliman, duke e urdhëruar për të mirë,
duke e ndaluar nga e keqja dhe duke
bashkëpunuar me të në jetë.
Myftiu ka theksuar se sot, më shumë se
kurrë, kur bota është vërsulur si
egërsira mbi kafshatën e saj, mbi
muslimanëve, vendeve dhe pasurive të
tyre, muslimanët e kanë për detyrë të
mbështesin njëri-tjetrin, duke plotësuar
në këtë mënyrë një ndër urdhëresat
kur’anore për përkrahje dhe mbështetje
në mes vete.
Në përfundim të
këtij dersi, Myftiu i është përgjigjur
edhe pyetjeve të të ndryshme të
drejtuara nga besimtarët e pranishëm në
këtë mexhlis të begatë.
Nisma e
re: “Të falim akshamin së bashku”, ka
nisur më 26 gusht 2013, në xhaminë e
Plumbit dhe do të vazhdojë me mbarësinë
e All-llahut edhe në xhami të tjera të
Zonës Shkodër.