Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Ditën e xhuma, më 30 gusht 2013, Komuniteti Mysliman dhe Myftinia Shkodër, kanë ftuar haxhilerë shkodranë ndër vite dhe besimtarë që janë përgatitur për haxhin e këtij viti, për të marrë pjesë në aktivitetin fetar me temë: “Haxhi- udhëtimi i jetës…”.
 
Aktiviteti ka nisur me leximin e një pjese kur’anore nga vëllau i nderuar Ervin Metani. Më pas, thirrësi islam Lavdrim Hamja, ka bërë një hyrje në vlerat dhe madhështinë e haxhit, si një ndër pesë shtyllat e fesë islame. Ai ka vlerësuar se interesimi i përvitshëm i muslimanëve nga mbarë bota për të vizituar vendet e shenjta në sezonin e Haxhit, është një dëshmi e fortë besimi dhe përkushtimi në jetën e tyre.
 
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, nëpërmjet argumenteve historike dhe fotove të vjetra, ka nxjerrë në pah traditën e kryerjes së Haxhit nga muslimanët e Shkodrës ndër vite e shekuj. Ai ka përmendur se viti 1937 ka qenë viti i fundit i shkuarjes së shkodranëve në haxh, traditë që nisi të ringjallej vetëm në vitin 1991 dhe që vijon pa ndërprerje deri sot.
 
Myftiu ka falënderuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për këtë iniciativë pozitive për të nxitur besimtarët drejt kryerjes së kësaj shtylle të rëndësishme prej pesë shtyllave të Islamit.
 
Nën/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, në referatin e tij para të pranishëmve, ka nxjerrë në pah vlerat e mëdha që ka haxhi në organizimin e besimtarëve dhe ndryshimin e jetës së tyre drejt vlerave të besimit. Ai ka pohuar se emocionet e mëdha që dëshmohen në haxh, janë dëshmi e besimit dhe e lidhjes që muslimanët kanë me njëri-tjetrin dhe fenë e tyre të pastër.
 
Aktiviteti ka vijuar edhe me udhëzimet dhe sqarimet rreth ritualit të Haxhit, nga Drejtori i Zyrës së Haxhit, H. Hamdi Çurri. Në fjalën e tij është ndalur te rëndësia që ka informimi i haxhinjve të ri para udhëtimit të tyre drejt vendeve të shenjta, në mënyrë që haxhi i tyre të jetë sa më i saktë dhe i plotë.
 
Aktiviteti është përshëndetur edhe nga Haxhi Fejzi Zaganjori, imam i xhanisë Rus, i cili ka përcjellë para të pranishëmve emocionet e vizitës së tij të Shpellës Hira, gjatë haxhit të vitit 1998.
 
Në fund, të pranishmit kanë marrë pjesë në koktejlin e shtruar nga Myftinia Shkodër, ku kanë këmbyer emocionet dhe mbresat e këtij aktiviteti.
 
Të pranishmit kanë falënderuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Myftininë Shkodër për këtë aktivitet plot emocione dhe vlera besimi.

“Haxhi- udhëtimi i jetës…”, mbledh haxhilerë të Shkodrës në vite - 30 gusht 2013