Gjatë qëndrimit të 
										tij në Shkodër, ditën e xhuma, më 30 
										gusht 2013, Nën/Kryetari i Komunitetit 
										Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, 
										i shoqëruar edhe nga Drejtori i Zyrës 
										për Haxhin, z. Hamdi Çurri, ka zhvilluar 
										një vizitë në Myftininë e Shkodrës.
 
										Gjatë kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës 
										Imam Muhamed Sytari, pasi i ka uruar 
										mirëseardhjen në Shkodër, e ka informuar 
										Nën/Kryetarin e KMSh, për aktivitetin e 
										Myftinisë Shkodër, gjendjen e xhamive 
										dhe jetës fetare në to, bashkëpunimin me 
										imamët, përgatitjen për sezonin e ri të 
										Haxhit, ndërtimet e xhamive dhe 
										angazhimin për realizimin e financimit 
										të plotë të selisë së re të Myftinisë 
										Shkodër.
 
Nën/Kryetari i KMSh, H. 
										Gazmend Aga, ka vlerësuar aktivitetin e 
										deritanishëm të Myftinisë Shkodër, duke 
										vlerësuar bashkëpunimin dhe frymën e 
										mirëkuptimit në drejtim të rritjes së 
										imazhit të Thirrjes Islame dhe vlerave 
										të saj në Shkodër dhe Shqipëri.
 
										Nga ana e tij, Drejtori i Zyrës së 
										Haxhit në KMSh, z. Hamdi Çurri, është 
										interesuar për regjistrimet e 
										kandidatëve për kryerjen e Haxhit të 
										sivjetshëm, duke vlerësuar se realizimi 
										i këtij projekti të rëndësishëm për 
										Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, 
										është një sfidë në shërbim të 
										besimtarëve shqiptarë që dëshirojnë të 
										kryejnë një prej shtyllave të fesë 
										islame.
          
										
