Ditën e xhuma, më 30
gusht 2013, Nën/Kryetari i Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga,
ka qenë i pranishëm në Shkodër, ku ka
mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e
Parrucës.
Në fjalën e tij para
besimtarëve të shumtë të pranishëm në
xhami, ai ka folur mbi rëndësinë që ka
perceptimi i duhur i jetës, si mundësi
për të fituar kënaqësinë e Zotit,
nëpërmjet veprës së mirë në çdo drejtim.
Nën/Kryetari i KMSh, H. Gazmend
Aga, ka përmendur se njeriu nuk duhet ta
konsiderojë këtë botë si vend të
përhershëm, por një stacion kalimtar
drejt së përtejmes, ku njeriu do të
marrë atë që ka punuar në këtë jetë.
Gjatë hytbes së xhumasë në Shkodër,
Nën/Kryetari i KMSh, ka nxitur
rregullimin e nijetit në jetën e
përditshme, për rregullimin e mëtejshëm
të marrëdhënies në mesin e njerëzve, në
harmoni, respekt të ndërsjellët dhe paqe.
Pas namazit të xhumasë, Nën/Kryetari
i KMSh, H. Gazmend Aga, është
përshëndetur me besimtarët, të cilët e
kanë uruar për praninë e tij në mes tyre
dhe hytben e xhumasë.