Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e enjte, më 22 gusht 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka thirrur në një takim pune imamët e qytetit dhe të zonave, me të cilët ka diskutuar rreth aktualitetit në botën islame dhe në vend.
 
Gjatë takimit është folur rreth aktualitetit të dhimbshëm që përjetojnë vendet arabe islame, vrasjet e panumërta të njerëzve të pafajshëm, krimet ndaj njerëzimit ndaj fëmijëve të pambrojtur, dhuna dhe terrori ndaj masave. Është dënuar në mënyrë unanime dhuna, terrori dhe nxitja e urrejtjes ndërfetare që jomuslimanët po mbjellin në vendet arabe dhe islame.
 
Myftiu ka dhënë udhëzimet e tij që nëpërmjet predikimeve të ndryshme, imamët të jenë të kujdesshëm për të nxitur sa më shumë solidaritet me botën islame, si pjesë e pandarë e një ymeti të madh islam. Ka kërkuar që në të gjitha xhamitë e Shkodrës të bëhen lutje për dëshmorët, për njerëzit në nevojë, të sëmurët dhe të pastrehët e botës islame.
 
Është kërkuar që të bëhet kujdes, për të mos lejuar dhe toleruar asnjë frymë përçarëse të vëllazërisë islame, harmonisë dhe paqes që sundon në xhamitë dhe bashkësinë islame të Shkodrës.
 
Gjatë këtij takimi është folur edhe për realitetet shqiptare të ditëve të fundit, rolin e muslimanëve përballë sfidave të ateizmit dhe pushteteve të ndryshme që diskriminojnë fenë dhe të drejtat legjitime të besimtarëve etj.
 
Ditën e xhuma, më 23 gusht 2013, në të gjitha xhamitë e Shkodrës do të falet namazi i xhenazes në mungesë për shehidët e ditëve të fundit në Egjipt dhe Siri, si dhe në veçanti për të pafajshmit e vrarë në Guta të Damaskut, ditën e mërkurë, më 21 gusht 2013.

          

Myftiu dhe imamët, thirrje për paqe, harmoni dhe vëllazërim - 22  gusht 2013

Myftiu dhe imamët, thirrje për paqe, harmoni dhe vëllazërim - 22  gusht 2013

Myftiu dhe imamët, thirrje për paqe, harmoni dhe vëllazërim - 22  gusht 2013

Myftiu dhe imamët, thirrje për paqe, harmoni dhe vëllazërim - 22  gusht 2013